Me pamje sikur të një aeroplani të padukshëm që ka ateruar në një rafshnaltë shkëmbore parahistorike, Shtëpia e Zezë e Shkretëtirës, është një rezidencë e mahnitshme dhe unikate.
Shtëpia ka dritare të mëdha, prej nga mund të shihen 100 kilometra peizazh të paprekur të shkretëtirës Mojave, që gjendet në juglindje të Kalifornisë, në SHBA.
Po ashtu, brenda shtëpisë zhvillohet një “përplasje” mes dritës dhe hijës, varësisht prej pozitës që zë dielli gjatë ditës.
Qëndrimi ditor i kësaj perle në mes shkretëtirës është pika kryesore e saj, ndërsa ajo ka dhe tri dhoma gjumi që kanë dalje drejt pishinës se hirtë. /NGJYRA.COM/