Artisti francez, Robert Tatin, gjatë jetës së tij ishte skulptor, piktor, arkitekt, artist i qeramikës, poet – por ka punuar dhe si rrobaqepës, furrtar, marangoz, stilist, minator dhe barmen. Ai po ashtu ka udhëtuar shumë dhe është martuar 5 herë.
Duket se martesa e pestë me radhë, ishte ajo e duhura për të, sepse bashkë me gruan e pestë kishte filluar ndërtimin e kryeveprës së tij – shtëpisë-muze, ku do t’i ekspozonte të gjitha veprat e tij.
Tatin, në moshën 60-vjeçare (1962), e kishte blerë një shtëpi të vjetër në Cossé-le-Vivien, në Francë, ku përgjate 21 vjetëve të ardhshme, bashkë me gruan e tij Lise, ndërtoi këtë peizazh spektakolar. /NGJYRA.COM/