Ideja kryesore e projektuesve të shtëpisë që po ua prezantojmë sot, ka qenë që – të ketë vizura të shumta që nga momenti i arritjes para saj, duke krijuar një gamë të hapësirave të ndryshme – që të gjitha të lidhura përgjatë aksit të terrenit.
Shtëpia Vaucluse e projektuar nga arkitektët e studios së Bruce Staffordit është vendosur në një vend të ngushtë, me ujëvarë në njërën anë dhe park, përgjatë pjesës veriore të saj.
Kjo rezultoi në një mori kopshtesh dhe lëvizjesh volumetrike derisa arrin buzë pishinës. Ndërkaq, oborri dhe hapësira e dyfishtë e banimit mundëson vizura mahnitëse.
Përdorimi i materialeve natyrore ishte dhe thelbi i projektit, pasi që klientët kërkonin një hapësirë të ngrohtë dhe estetike. /NGJYRA.COM/