Shtëpinë që po ua prezantojmë sot është e projektuar nga arkitektët Reyes Rios dhe Larraín, me lokacion në Jukatan të Meksikës.
Edhe më parë kemi prezantuar shtëpi ku hapësirat e brendshme dhe ato të jashtme inkorporohen mes tyre duke krijuar lidhje organike, mirëpo në këtë rast kemi të bëjmë me një shtëpi pa kufi në mes të këtyre hapësirave.
Pjesa aktive e shtëpisë është tërësisht e hapur në formë të pasazhit – që lidhë hapësirat e fjetjes që ndodhen në skajet e shtëpisë.
Karakteristikë tjetër e kësaj shtëpie është përdorimi i gurit, i cili përveç se është përdorur në dysheme, arkitektët e kanë futur në funksion edhe në krijimin e mobilieve, gjë që e bënë edhe më të ngushtë lidhjen me natyrën. /NGJYRA.COM/