Pa marrë parasysh nëse jeni duke kërkuar një hapësirë moderne banimi, apo një strehimore kundër alienëve dhe zombive, kjo shtëpi në tokë – e quajtur Shtëpia Bunker – është e përkryer.
Arkitekti Luca Marastoni, në bashkëpunim me studion e interierit “Bonvecchio”, kanë projektuar këtë shtëpi në Sardinia, në Gjirin e Portiscos – që rezultoi të jetë një projekt goxha i guximshëm.
Shtëpia, që shtrihet buzë plazhit Emerald, në Sardinia, është e ndërtuar nga panelet e betonit, që ndahen me anë të dritareve të mëdha, ndërsa është e mbuluar me pullaz të gjelbër.
Jashtë shtëpisë ndodhet një pishinë simpatike, një tarracë, xhakuzi, dhe një plazh privat – ndërsa brendia e shtëpisë, respektivisht intereri, po ashtu të lë pa fjalë.
Secila hapësirë ka kthinat e nevojshme përcjellëse, ndërsa mobiliet janë përzgjedhur me kujdes dhe shije. Për më shumë, shikoni foto-galerinë në vijim. /NGJYRA.COM/