E projektuar nga Tommie Vilhelmsen, e ndërtuar në Stavanger të Norvegjisë, “Casa Kolonihagen” është ideuar si një shtëpi pushimesh – me qëndrim ditor dhe një shtrat për fjetje.
Projekti pasqyron mënyrën e jetesës skandinave, jo shumë të thjeshtë por as shumë moderne – një jetë të balancuar.
Besoni apo jo, kjo perlë bashkëkohore arkitektonike ka vetëm 24 metra katrorë hapësirë banimi. Por kjo nuk është çështje shqetësuese për banorët e saj, sepse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë në mjedisin e bukur të gjelbëruar. /NGJYRA.COM/