Integrimi i dizajnit modern në një ndërtesë ekologjike është bazë për të krijuar hapësira interesante banimi në natyrë. Një kryevepër e tillë është rezidenca Wheeler, që ndodhet në parkun Menlo të Kalifornisë, e ndërtuar nga byroja projektuese William Duff.
Kombinimi i materialeve natyrore për realizimin e kësaj rezidence ishte një sfidë për arkitektin, mirëpo siç shihet nga fotot, ai ka krijuar një harmoni dhe elegancë si në interier ashtu edhe në ambientin e jashtëm.
Po ashtu, përdorimi i paneleve solare, dyshemeja rrezatuese, ngrohja e ujit përmes rrezeve të diellit, si dhe ripërdorimi i ujit të shiut, e reduktojnë përdorimin e energjisë elektrike në maksimum. /NGJYRA.COM/