Shtatë mrekullitë e botës nuk kanë nevojë për shumë prezantim, por, a i keni parë ato ndonjëherë të fotografuar nga lartësia – nga droni? Nëse jo, atëherë, patjetër duhet të shihni fotogalerinë e mahnitshme të cilën do t’ua sjellim në vijim.
Falë teknologjisë, respektivisht dronëve, tash këto objekte, të vjetra qindra e mijëra vjet, mund t’i shihni nga një përspektivë tjetër – siç është perspektiva e zogut.
Galeria “AirPano” është realizuar nga një grup i fotografëve rusë, të cilët kanë kaluar vite të tëra duke dokumentuar shtatë mrekullitë e reja të botës – që, në vitin 2007, ishin zgjedhur me votat e 100 milionë personave në një sondazh të organizuar në internet. /NGJYRA.COM/
1. Chichen Itza – Meksikë
2. Krishti Shpëtimtar, Rio de Janeiro – Brazil
3. Koloseumi, Romë – Itali
4. Muri i Madh i Kinës – Kinë
5. Machu Picchu – Peru
6. Petra – Jordani
7. Taxh Mahalli – Indi