Shtatë mrekulli antike botërore

Piramidat egjiptiane

keops 111

Piramidat egjiptiane në fillimin e Egjiptit të lashtë janë ndërtuar si shtëpi, përkatësisht si vendbanime të zotave, në mënyrë që të siguronin që sundimtari të jetojë edhe pas vdekjes.

Trupi i balsamosur i të vdekurit, nga i cili më parë janë nxjerrë organet e brendshme, është vendosur në sarkofag i cili është vendosur në njërën ndër lokalet e piramidës.

Posaçërisht dallohet piramida e Keopsit në Gizë, e ndërtuar rreth 2.800 vjet para erës sonë. Ka qenë e lartë 147 metra, ndërkaq më vonë është ulur për dhjetë metra.

Para piramidës gjendet sfinga e njohur – mbrojtësi i gurtë në formë të luanit me kokën e faraonit.

Kopshtet e varura në Babiloni

babilon2222

Kopshtet e varura të Semiramidës kanë ekzistuar në Babiloni. I ka ndërtuar Mbretëresha Semiramida rreth vitit 1900 para erës sonë në formë shkallësh.

Kjo mbretëreshë, e cila me talentin e vet prej sundimtareje ia ka kaluar bashkëshortit, mbretit asiras Nanus, sipas legjendës, ka qenë vajza e perëndeshës Derceto dhe e një asirasi të ri.

Nga Babilonia, kryeqendër e re e Asirisë, ka ndërtuar njërin ndër qytetet më të bukura në të cilin, pos kopshteve të varura, sipas legjendës, ka ekzistuar edhe Kulla e Babilonisë – e lartë 90 metra.

Tempulli i Artemidës

ArtemidA

Tempulli i Artemidës në qytetin antik Efes, afër pushimores së sotme Kushadasi në Turqi, emrin e ka marrë sipas Artemidës – perëndeshës helene Lova.

Konsiderohet që ai tempull ka qenë katër herë më i madh se Partenoni dhe që e ka ndërtuar sundimtari i fuqishëm dhe i pasur Krez. Ndërtimi ka zgjatur 120 vjet gjatë shekujve VI dhe V para erës sonë.

Ka përfunduar 356 vjet para erës sonë, ndërkaq qindra vjet më vonë e ka djegur i sëmuri psikik Herostat nga dëshira që të tërheqë vëmendjen. Më vonë, sipas urdhrit të Lekës së Madh, tempullin e ka rindërtuar Hipokrati.

Tempullin e ka bërë rrafsh me tokë Mbreti Teoosije, i cili e ka shkatërruar edhe përmendoren e famshme të Zeusit.

Shtatorja e Zeusit në Olimpi

zeusi3333

Shtatorja e Zeusit në Olimpi, ku janë mbajtur Lojërat e para olimpike në vitin 776 para erës sonë, por ku edhe janë mbajtur edhe shfaqje të ndryshme kulturore, është njëra ndër shtatë mrekullitë botërore.

Shtatoren e lartë 17,5 metra e ka ndërtuar skulptori i njohur Fidi, i cili ka qenë ndërtuesi kryesor i Partenonit, ndërkaq veprat kryesore të tij janë edhe Atena Partenos, shtatorja nga ari dhe nga eshtrat e elefantit e lartë12 metra dhe Atena Prrohaos.

Të rikujtojmë, Zeusi, sipas besimeve të grekëve ka qenë sundues i qiellit dhe i Tokës, i reve dhe i stuhive. E ka rregulluar botën dhe jetën në të. Të dashurve të vet u ka lejuar pasuri dhe fuqi, njerëzve të zakonshëm – jetë të zakonshme, ndërkaq robërve – robëri.

Mauzoleu në Helikarnas

Helikarnas444

Mauzoleu në Helikarnas gjendet në qytetin e sotëm Bodrum, në pushimoren elitare turke. Kur në vitin 353 pra erës sonë ka vdekur mbreti Mauzolis, bashkëshortja e tij, mbretëresha Artemikzia, ka dëshiruar që t’ia ndërtonte përmendoren mbi varr.

Nga Athina ka sjellë artistë dhe arkitektë, mirëpo ka vdekur tre vjet pas fillimit të ndërtimit të përmendores. Artistët megjithatë, kanë vendosur të vazhdonin të punonin dhe ndërtuan mauzoleun për çiftin mbretëror, i cili u bë menjëherë mrekulli botërore.

Mauzoleu është i lartë 42 metra. Maja e ndërtesës ka qenë në formë piramide me hapësirën për zjarr të amshueshëm. Qytetarët e Helikarnasit me kujdes e kanë ruajtur këtë përmendore të cilën e ka shkatërruar një tërmet në shekullin XII.

Kolosi nga Rodosi

Rodosi

Sunduesi sirian Demetrije në vitin 307 para erës sonë ka sulmuar Rodosin, mirëpo nuk ka mundur ta pushtojë. Për nder të fitores, banorët e Rodosit kërkuan nga skulptori Hares të ndërtojë skulpturën e lartë 32 metra nga bronzi i praruar në ar dhe e vendosën në hyrje të limanit.

Kolos është ndërtuar për nder të mbrojtësit të Diellit – Helia. Ka shërbyer si fener duke pasur parasysh ka pasur mundësi të hipet mbi të nëpërmjet shtyllave të rrumbullakëta deri në majë.

Ndërtimi ka zgjatur plot 12 vjet. Pas 80 vjetësh, një tërmet e ka rrëzuar në det në të cilin ka qëndruar i rrëzuar 800 vjet.

Arabët e kanë zbuluar në shekullin VII, e kanë shkatërruar dhe ia kanë shitur tregtarit sirian Edes i cili e ka shkrirë dhe ka bërë armë.

Feneri i Aleksandrisë

Feneri 777

Feneri në Faros është ndërtuar në vitin 331 para erës sonë për të treguar rrugën drejt limanit të Aleksandrisë. Është ngritur në 180 metra lartësi, në vendin më të lartë, nën shtatoren e perëndisë, ku është gjendur një vatër e madhe në të cilën çdo natë është ndezur zjarr.

Thuhej që drita e fenerit depërtonte 170 kilometra largësi. Mirëpo Farosi nuk ka shërbyer vetëm si fener. Në katet e poshtme kanë qenë observatori astronomik, banesat për ushtrinë dhe depoja e ushqimeve.

Feneri ka ekzistuar deri në vitin 1303 kur njëherë është larguar maja e kullës, sepse është besuar që aty është fshehur ar, pastaj një tërmet e ka rrafshuar me tokë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply