Pas më shumë se 25 vitesh pune të mundimshme, në mbi 14 shpella të ndryshme, skulptori amerikan Ra Paulette, që jeton në New Mexico, ia ka dalë që ta krijoi botën nëntokësore të imagjinatës së tij dhe atë duke përdorur vetëm duart e tij dhe veglat për punë dore.
Në disa raste ai ka shfrytëzuar shkëmbinjtë që kishin disa të çara, ndërsa në rastet tjera ai i kishte gdhendur ata të tërit, duke krijuar në ta hapësira nëntokësore, për të cilat ka thënë se i japin atij një lloj të forcës shpirtërore.
Të gjitha shpellat e tij janë të ndryshme, disa kanë dyer apo dritare, ndërsa në disa të tjerat ka gëdhendur ulëse ose rafte në të cilat ka radhitur qirinjë. Të gjitha muret janë zbukuruar me gravura, dizajni i të cilave ndyshon nga ai me motive me lule e deri tek ai me forma abstrakte gjeometrike.
Krijimet e tij, Paulette i konsideron si hobi, gjegjësisht si shërbim publik, e jo si një projekt që sjell para, andaj për këtë arsye me të përfunduar të punës ai edhe largohet nga shpella, duke bërë të mundur kështu që ajo të zbulohet dhe të jetë e hapur për vizitorë.
Ai shpreson se ata që vijnë pas tij do të mund të kënaqen dhe do të gjejnë në këto shpella qetësinë të cilën ai e përjetuar gjatë kohës së gdhendjes së tyre.
Në 25 vitet e fundit, Ra Paulette ka punuar i vetëm në këto projekte komplekse, duke përdorur vetëm veglat për punë dore: kazmën, lopatën dhe karrocën.
Shpellat e tij të pabesueshme janë përshkruar në Los Angeles Times si vende të shenjta, “vende të shenjta për lutje dhe meditim”, derisa të tjerët i përshkruajnë ato si vepra të pabesueshme të artit. /NGJYRA.COM/