Shpella në Tajlandë – restoranti më romantik në botë

Një shpellë gëlqerore në Krabi të Tajlandës – brenda se cilës është improvizuar një restorant – nga shumë revista turistike botërore konsiderohet si një prej restoranteve më romantike në botë.

Restoranti është pjesë e vendpushimit luksoz turistik Rayavadee, në plazhin Phranang të Tajlandës, dhe është i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë t’i shijojnë ushqimet e freskëta e të shijshme dhe ambientin mbresëlënës.

shpella222

Specialitet i restorantit është ushqimi i detit i pjekur në skarë, që përgatitet në disa netë të veçantë për çdo javë.

Në raste të tjera në këtë vend magjepsës shërbehen ushqime të lehta dhe ëmbëlsira të mrekullueshme, të cilat mund t’i shijoni së bashku me butësinë e rërës nën këmbët tuaja dhe   pamjet e bukura të detit.

Shpella është e hapur prej orës 11 deri në orën 20, ndërsa mënyra e vetme për të arritur atje është me anije nga qyteti Krabi.

Shërbimi i transportit është falas për mysafirët e hotelit Rayavadee. /NGJYRA.COM/

shpella777 shpella333 shpella111 shpella 10 10 10 shpella999 shpella888shpella444

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply