Shpella e akullit Demänovská gjendet në Luginën Demänovská në Sllovaki dhe është një prej shpellave më të vjetra në Evropë.
Për herë të parë kjo shpellë përmendet në shkrimet e vitit 1299, ndërsa zyrtarisht është eksploruar në mes të viteve 1714– 1724.
Në muret e shpellës gjenden shumë mbishkrime, që datojnë që nga viti 1714 – ndërsa studimet e shumta për këtë shpellë janë bërë në shekullin 18 – kur një numër shkencëtarësh janë marrë me eksplorimin e saj.
Kjo shpellë është hapur për publikun në vitin 1924– për t’u mbyllur dhe rihapur më pastaj, pasi ishin rikonstruktuar shkallët brenda saj dhe pasi ishte instaluar rrjeti elektrik, në vitin 1952.
Gjatësia e brendshme e shpellës është 1.975 metra, ndërsa vizitorët e shumtë mund të vizitojnë atë deri në 850 metra thellësi. /NGJYRA.COM/