Gazrat toksike, dridhjet e tokës, vullkanet aktive, liqeni sulfurik dhe temperatura e ajrit sa e zjarrit e bëjnë shkretëtirën Danakil në Etiopi, hiç më pak se Ferrin në Tokë.
Megjithëse kjo shkretëtirë është ndër vendet më të shkreta dhe më jo miqësore të mundshme në botë, ka shumë njerëz që duan të paguajnë për turne të organizuara turistike dy-javore për në këtë vend.
Kjo ndoshta ka të bëjë më shumë me dëshirën e njerëzve që të udhëtojnë në planete tjera, sepse në shkretëtirën Danakil nuk ka asgjë të përafërt me vendet ku njerëzit rëndom jetojnë.
Udhëtimi nëpër këtë peisazh të çuditshëm mund të jetë shumë i rrezikshëm, duke e pasur parasysh se këtu pllaka tektonike afrikane është e ndarë në dy pjesë, duke bërë që llava të del pandërprerë nga thellësia e tokës në sipërfaqe.
Në këtë vend toka dridhet vazhdimisht, ndërsa vullkani Erta Ale shpërthen pandërprerë. Squfuri mbush ajrin dhe nuk është aspak e pazakontë të shihen fontanat e zjarrit që ngrihet nga toka.
Temperatura rregullisht arrinë deri në 46 gradë Celsius.
Mirëpo, megjithë këtë katrahurë, turistëve ju pëlqen ta vizitojnë Danakilin, vetëm për shkak të përvojës unike në jetë, meqë në Tokë, nuk ka asnjë vend tjetër ku mund të përjetohen të gjitha këto kushte mizore në të njëjtën kohë.
Por, nuk është vetëm peisazhi ai që e bën këtë rajon Ferr në Tokë. Mungesa e burimeve çon deri tek përleshjet e shpeshta të fiseve për ujë dhe tokë. Për mbrojtjen e territorit të tyre, fiset nuk zgjedhin mjete dhe metoda, kështu që përfshirja e fëmijëve në konflikte si ushtarë këtu është një dukuri krejt normale.
Megjithë kushtet e pafavorshme të këtij rajoni, ka shumë arsye dhe gjëra të mahnitshme të cilat janë tërheqëse për turistët kurioz. Për shembull, në këtë shkretëtirë gjendet vullkani i vetëm në botë i cili është nën nivelin e detit.
Përveç vullkanit, në të ka edhe sipërfaqe të rrafshta mahnitëse të kripës, burime të mineraleve, gropa të squfurit, liqene të llavës dhe pellgje të kripërave acidike.
Edhe pse është larg nga plazhet e bardha, palmat dhe uji i kaltër i kthjellët si kristali, shkretëtira Danakil mbetet një nga vendet më interesante në Tokë. /NGJYRA.COM/