Shëtitja në 10 rrugët më të famshme në botë

Shëtitja në mesnatë në rrugë pa trafik, me dyqane të shumta dhe jetë të pasur të natës, si dhe shijimi i ajrit të pastër dhe i qetësisë, krijojnë ndjenjën e lirisë. Ju sjellim në vazhdim rrugët më të njohura në botë që i ofrojnë të gjitha këto mundësi.

10. Rruga Lombard

rruget e famshme10

 

Kjo rrugë që gjendet ndërmjet rrugëve Hyde dhe Leavenworth në San Francisko ka fituar popullaritet me anë të projekteve dhe filmave të Hollivudit.

9.  Rruga Abbey

rruget e famshme9

 

Në këtë rrugë në veri të Londrës gjenden Studiot e Rrugës Abbey, ku grupi Beatles ka inçizuar 90% të këngëve të tij dhe ku në prill të vitit 1969, ky grup ishte mbledhur për ta inçizuar albumin e tij të fundit  të titulluar  “Abbey Road “.

8. Hollywood Walk of Fame

rruget e famshme8

Trotuari Walk of Fame përgjatë bulevardit të Hollivudit në Los Angeles përbëhet nga më shumë se 2400 yje të skalitura në të, për të përkujtuar aktorë të famshëm, muzikantë, regjisorë, producentë, grupe teatrale etj.

7. La Rambla

rruget e famshme7

E rrethuar me pemë, La Rambla është rruga e këmbësorëve më e ngarkuar dhe më e gjallë në Barcelonë të Spanjës. Në këtë rrugë me më shumë turistë sesa vendas, thuhet se janë shumë aktiv hajnat që vjedhin nëpër xhepa.

6. Rruga e pemishteve

rruget e famshme6

Kjo është rruga më e njohur për pazare në Singapur, andaj si e tillë edhe frekuentohet shumë nga vendasit dhe turistët. Emrin e ka marrë sipas pemishteve në të cilat çon kjo rrugë, në të cilën gjindet  edhe rezidenca zyrtare Presidentit të Singaporit.

5. Rruga Khao San

rruget e famshme5

Khao San apo “Orizi i bluar” është një rrugë e vogël afërsisht një bllok larg nga lumi Chao Phraya, në Bangkok të Tajlandës, në të cilën dikur orizi tregtohej me të madhe.

4. Wall Street (Rruga e Murit)

rruget e famshme4

Wall Street është zemra historike e Qarkut Financiar dhe shtëpia e Bursës së Nju Jorkut. Kjo rrugë e ngushtë që lëshohet tatëpjetë nga Broadway drejt Lumit Lindor është emëruar sipas murit, të cilin  në shekullin e 17-të e kishin ndërtuar këtu holandezët për t’i mbrojtur vendbanimet  e tyre në rritje.

3. Via Dolorosa (Rruga e dhimbjes)

rruget e famshme3

Nëpër këtë rrugë të famshme, 250 metra të gjatë, brenda qytetit të vjetër të Jerusalemit, Krishti ka  bërë hapat e fundit  drejt kryqëzimit të tij.

2. Las Vegas Strip (Rripi i Las Vegasit)

rruget e famshme2

Në këtë rrugë të Las Vegasit, në  Nevadën Jugore, gjenden shumica e kazinove më mbresëlënëse të cilat janë të dekoruara tejet bukur dhe që krijojnë një atmosferë fantastike.

1. Champs-Elysées, Paris

rruget e famshme1

Me kinematë, kafenetë dhe dyqanet e saj luksoze, kjo rrugë në kryeqytetin e botëror të modës lidh Pallatin de la Concorde me Harkun e Triumfit. Përndryshe por çdo vit, që nga viti 1975, faza e fundit e garës me biçikleta, Tour de France, tradicionalisht përfundon në këtë rrugë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply