Shërbimet Konsullore

Republika e Kosovës ka  akredituar pesëmbëdhjetë Misione Konsullore, të cilat menjëherë pas konsolidimit të tyre kanë filluar në mënyrë graduale ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë.
Në përputhshmëri me Ligjin për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Konsullore, misionet diplomatike/konsullore ofrojnë, por nuk kufizohen vetëm në këto shërbime konsullore:

  • I. Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës jashtë
    Gjatë qëndrimit në shtetet e huaja, shtetasit e Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme. Shtetasit mund të drejtohen tek misionet diplomatike/konsullore për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

    Ndihma që mund të ofrohet nga përfaqësitë diplomatike/konsullore konsiston në:

    –    Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
    –    Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të shtetit pranues;
    –    Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë ndërruar jetë në shtetin pranues dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

    Drejtuesi i misionit konsullor mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues.

    Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, sic mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e tjerë të familjes të cilët gëzojnë shtetësinë e vendit pranues.

    Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë përfaqësinë diplomatike/konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

    –    njoftimin e familjarëve për arrestimin;
    –    adresimin tek avokati mbrojtës apo
    –    kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

    Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës jashtë, përfaqësitë diplomatike/konsullore mund të ofrojnë listën e agjensive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt; të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit.

    VËREJTJE: Përfaqësitë nuk mbulojnë shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.

  • II. Aplikim për dokumente personalea.    Aplikim për letërnjoftim të Republikës së Kosovës

    Për t’u pajisur me letërnjoftim të RKS në të gjitha rastet apikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

    1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë

    a. Ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj.

    2.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Kosovës

    –    Letërnjoftimin e UNMIK-ut
    –    Raportin policor për humbje të letërnjoftimit të UNMIK-ut
    –    Ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj.

    3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit

    –    Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston
    –    Raporti policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, (jo më i vjetër se 3 muaj)
    –    Letërnjoftimin e dëmtuar
    –    Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj
    –    Dëshminë e pagesës për letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit

    4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale

    –    Letërnjoftimin
    –    Ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj.
    –    Vendimin për ndërrimin e të dhënave
    –    Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndrrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
    –    Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit ër ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
    –    Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
    –    Dëshminë e pagesës për letërnjoftimtë ndryshuar

    5.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ripërtrirjes së të dhënave

    –    Letërnjoftimin
    –    Ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se gjashë (6) muaj.
    –    Vendimin për ndërrimin e të dhënave
    –    Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndrrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
    –    Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit ër ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
    –    Marrja e të dhënave biometrike
    –    Dëshminë e pagesës për letërnjoftimtë ndryshuar

    b.    Aplikim për Pasaportë të Republikës së Kosovës

    Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

    1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec

    –    Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    –    Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
    –    Dëshmi e pagesës për pasaportë

    2.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën16 vjec

    –    Ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj.
    –    Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
    –    Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
    –    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    –    Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    –    Dëshmia e pagesës për pasaportë
    –    Marrja e gjurmëve të gishtërinjve për fëmijët mbi 12 vjeç

    3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec

    –    Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    –    Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    –    Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportës, brenda tre muajve nga data e humbjes)
    –    Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
    –    Dëshmia e pagesës për pasaportë

    4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec

    –    Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    –    Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur ( nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportës, brenda tre muajve nga data e humbjes)
    –    Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
    –    Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    –    Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    –    Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
    –    Dëshmia e pagesës për pasaportë
    –    Marrja e gjurmëve të gishtërinjve për fëmijët mbi 12 vjeç (nëse në aplikimim paraprak nuk janë    marrë).

    5.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

    –    Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
    –    Pasaportën e vjetër
    –    Dëshmia e pagesës për pasaportë

    6.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec

    –    Pasaportën e vjetër
    –    Ekstrakti i lindjes jo më i vjetër se gjashtë (6) muaj.
    –    Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
    –    Dëshmia e pagesës për pasaportë
    –    Marrja e gjurmëve të gishtërinjve për fëmijët mbi 12 vjeç (nëse në aplikimim paraprak nuk janë    marrë).

    c.    Aplikim fletudhëtim (dokument një-drejtimësh për kthim)

    Misionet Konsullore janë të autorizuara të lëshojnë Dokumente Udhëtimi për Kthim (Fletudhëtim) për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta ka humbur, ka skaduar ose për raste tjera urgjente ose humanitare.

    Për marrjen e Dokumentit të Udhëtimit për Kthim në Misionet Diplomatike/Konsullore, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente:

    –    Aplikacionin e plotësuar
    –    Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur dhe se është bërë raportimi në kohë te autoritetet e zbatimit të ligjit;
    –    Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse e posedon, dokumentit tjetër identifikues ose ekstrakt të lindjes;
    –    Një dokument që konfirmon vendqëndrimin e aplikuesit;
    –    Dokumentin e udhëtimit, nëse është i dëmtuar;
    –    Dy fotografi;
    –    Dëshmi të pagesës për këtë shërbim

    Flëtëudhëtimi për kthim mund të lëshohet vetëm pas verifikimit të shtetësisë dhe ka afat vlefshmërie 30 ditë. Mënyra e aplikimit nëpër misione diplomatiko/konsullore mund të bëhet drejtpërdrejtë në mision ose përmes postës, shpenzimet e së cilës i bart vetë klienti konsullor.

    Fletëudhëtimi për kthim lëshohet brenda 48 orëve.

    VËREJTJE:

    –    Fletudhëtimi është dokument njëdrejtimësh që shërben strikt vetëm për kthim në Republikën e Kosovës.
    –    Fletudhëtimi nuk shërben për t’u rikthyer nga Kosova në shtetin tjetër respektiv.
    –    Në raste të kalimit transit nëpër shtete të tjera rekomandohet të konsultohet paraprakisht Ambasada e atij shteti.

  • III. Regjistrime të gjendjes civilea. Regjistrimi i faktit të lindjes

    Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;

    – Kopjet e dokumenteve të identfikimit të të dy prindërve, (pasaportë apo letërnjoftim);
    – Ekstraktet e lindjes së prindërve jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
    – Çertifikatën ndërkombëtare të lindjes së fëmijës;
    – Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.


    Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo;

    – Kopje të dokumentit të identifikimit të prindërve;
    – Ekstraktin e lindjes jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj të prindit që është shtetas i Kosovës;
    – Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës,
    – Një kopje të çertifikatës internacionale  të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
    – Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

    Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;

    – Kopje e dokumentit të identifikimit të prindit;
    – Ekstraktin e lindjes së prindit jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
    – Çertifikatën ndërkombëtare të lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;


    b. Regjistrimi i faktit të martesës

    Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesës pranë misioneve konsullore janë:

    – Kopjet me afat të dokumenteve të identifikimit;
    – Ekstraktet e lindjes jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
    – Dëshmi lidhur me vërtetimin e shtetësisë për shtetasin e Kosovës;
    – Dëshmi mbi shtetësinë e shtetasit të huaj;
    – Çertifikatë origjinale internacionale  të martesës së lidhur në vendin pranues.


    c. Regjistrimi i faktit të vdekjes

    Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes pranë misioneve konsullore janë:

    – Çertifikata internacionale origjinale të vdekjes së shtetasit;
    – Dokument identifikimi të personit të vdekur si dëshmi për vërtetimin e shtetësisë
    – Dokument personal identifikimi të parashtruesit të kërkesës

  • IV. Aplikim për fitim shtetësie/lirim nga shtetësia
    Aplikuesit me vendbanim jashtë Republikës së Kosovës kërkesën për fitim të shtetësisë/lirim nga shtetësia mund ta parashtrojnë në përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës se Kosovës që kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit të kërkesës.
    Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me Ligjin për Shtetësi të Kosovës dhe Udhëzimet Administrative për zbatim të këtij ligji.

    PROCEDURA E FITIMIT TË SHTETËSISË SË KOSOVËS 

    Procedurat e fitimit te shtetësisë me lindje ne baze te origjinës kur te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikatën e lindjes se fëmijës
    –    Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.

    Procedurat e fitimit te shtetësisë me lindje ne Kosovë ku njëri prind është shtetas i Kosovës;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikata e lindjes se fëmijës
    –    Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
    –    Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
    –    Pajtimi me shkrim i prindit me shtetësi tjetër i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e tij/saj/

    Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikatën e lindjes se fëmijës
    –    Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
    –    Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
    –    Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e tij/saj/

    Procedura e fitimit te shtetësisë nëse fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikatën e lindjes se fëmijës
    –    Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve.
    –    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse do njeri prej prindërve nuk e jep pajtimin e tij/saj/.

    Fitimi i shtetësisë me lindje ne territorin e Republikës se Kosovës ;

    Në rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur ne territorin e Republikës se Kosovës prindërit te cilët janë te panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare ne Regjistrin e Shtetësisë.

    Procedura e fitimit te shtetësisë kur fëmija është i lindur ne Kosove ndërsa prindërit kane shtetësi tjetër por kanë leje qëndrimit te vlefshëm ne Kosove

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikata e lindjes se fëmijës
    –    Kopjet e dokumenteve të identifikimit dhe dëshmi e vlefshme te qëndrimit ne Republikën e Kosovës për te dy prindërit.
    –    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija të mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

    –    Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
    –    Dëshmi e lejes se vlefshme te qëndrimit për 5 vite ne Republikën e Kosovës
    –    Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
    –    Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve te tij
    –    Dokument qe dëshmon njohuri elementare ne njërën prej gjuhëve zyrtare
    –    Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.

    –    Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
    –    Dokument i vlefshëm identiteti ne kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit qe duket qarte.
    –    Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    Procedura e aplikimit për fitim e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i/e bashkëshortit ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi:

    –    Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje te vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
    –    Dëshmi për banimin e ligjshëm ne Republikën e Kosovës për se paku 1 vit para se te behet parashtrimi i kërkesës.
    –    Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
    –    Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
    –    Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
    –    Dokument i vlefshëm identifikimi.
    –    Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim i fëmijës se mitur te personit te natyralizuar ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikata e lindjes se fëmijës
    –    Dokumente zyrtare te vlefshme te prindërve, me te cilët dëshmohet identiteti i tyre
    –    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
    –    Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    * Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.

    Procedura e aplikimit për fitimin e shtetësisë me natyralizim te personit qe ka humbur shtetësinë e Kosovës ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikatën e lindjes
    –    Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit
    –    Kopje te dokumenteve te identifikimit te te dy prindërve
    –    Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
    –    Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
    –    Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
    –    Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
    –    Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
    –    Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
    –    Taksa administrative
    –     Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    PROCEDURA E HUMBJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS ME LIRIM 

    Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Kosovës me lirim nga shtetësia për personat madhor;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
    –    Certifikatën e lindjes
    –    Kopje te dokumentit te identifikimit
    –    Dëshmi për vendbanimin ne shtetin e huaj ku banon
    –    Dëshmi për vendbanimin e fundit ne Republikën e Kosovës
    –    Dëshmi qe i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit( dëshmi nga Administrata tatimore e Kosovës dhe nga zyra komunale e tatimit ne prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore)
    –    Dëshminë nga qendra komunale për pune sociale qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje te te cilëve është përgjegjës para ligjit
    –    Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetin ne te cilin ai /ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj
    –    Dëshmi nen betim qe shtetasi qe kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i policisë se Kosovës, pjesëtar i forcës se sigurisë se Kosovës ose pjesëtar i Agjensionit të Kosovës për Inteligjence.
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë së Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia i/e te miturve ;

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Dëshminë për posedimin e shtetësisë te ndonjë shteti tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do ti jepet
    –    Certifikatën e lindjes se te miturit
    –    Certifikatën nga regjistrat e e gjendjes civile te prindërve
    –    Dëshmi për vendbanimin/ vendqëndrimin te shtetit te huaj ku banon
    –    Dëshmi për vendbanimin e fundit te prindërve ne Republikën e Kosovës
    –    Kopja e dokumentit te identifikimit te të miturit nëse e posedon
    –    Kopjen e dokumentit te identifikimit te të dy prindërve
    –    Deklaratën e pajtimit me shkrim nga te dy prindërit e vërtetuar
    –    Pajtimi i te miturit me i vjetër se 14 deri ne 18 vjet.
    –    Ne rast se përkujdesjen ndaj fëmijës se mitur e ka njeri prind dëshmitë duhet te plotësohen vetëm nga njeri prind qe e ka përkujdesjen e fëmijës se mitur. Ne ketë rast kërkesës duhet ti bashkëngjitet edhe dëshmia me te cilin vërtetohet se prindit ne fjale i është besuar përkujdesja ndaj fëmijës se mitur
    –    Ne rast se komisionet vendosin për lirim e fëmijës se mitur nga shtetësia e Republikës se Kosovës, prindërit apo prindi i fëmijës është i obliguar te prezantoj dëshminë për pagesën e taksave administrative ne shume prej 50 euro.
    –    Te gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove.
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

    * Kjo procedure vlen edhe për fëmijët e adaptuar

    Procedurat e aplikimit për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim, të fëmijëve sipas nenit 7.2 të ligjit për shtetësinë e Kosovës;

    Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te fëmijës sipas nenit 7.2 te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës (ne raste se te paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 7 vjeçare dhe prindi ne fjale nuk është shtetas i Republikës se Kosovës, me kërkesë te prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës se Kosovës me kushte qe me humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës fëmija te mos mbetet pa shtetësi) behet nga prindërit apo njeri prind ne Misionin përkatës Konsullor sipas vendbanimit te fëmijës ne Republikën e Kosovës.

    Kërkesës duhet t’i bashkëngjitur këto dëshmi: 

    –    Certifikatën e lindjes se fëmijës
    –    Dëshminë për vërtetimin e atësisë/amësisë
    –    Dëshminë për posedimin e shtetësisë, te shtetit shtetas te te cilit janë prindërit apo njeri prind
    –    Garancionin (provën) se fëmijës do ti jepet shtetësia e prindërve apo njërit prind
    –    Kopjen e dokumentit te identifikimit te te dy prindërve apo njërit prind
    –    Kopja e dokumentit te udhëtimit te fëmijës nëse e posedon
    –    Të gjitha dokumentet e ofruara si dëshmi duhet te jene te përkthyera ne ndonjërën nga gjuhet zyrtare ne Kosove
    –    Taksa administrative
    –    Taksa për lëshimin e vendimit pozitiv

  • V. Lëshim i vërtetimeve
    Zyrtari Konsullor mund të bëjë, sipas kërkesës së ardhur me shkrim, lëshimin e vërtetimeve të
    çdo lloji në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.

    Vërtetimet e çdo lloji nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve; vërtetim mbi shtetësinë etj.

Burimi: Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply