Për ta zgjuar nga gjumi prej 5 dekadash dhe kthyer jetën në ish-qytetin e minatorëve St. Blazey në Angli – i cili dikur ishte i njohur me minierat e argjilës – në fund të viteve 90-ta autoritetet e tij kishin dalë me idenë që ta ndërtojnë serrën më të madhe në botë, të njohur si Projekti Eden, me çka do ta bënin qytetin sërish atraktiv për turistë.
Projekti Eden është projektuar si një kompleks masiv serre, e cila përbëhet prej dy biomeve, njëra me klimë tropikale, ndërsa tjetra me klimë mesdhetare.
I tërë kompleksi është ndërtuar për vetëm 2.5 vjet dhe zyrtarisht është hapur për publikun më 17 mars të vitit 2001.
Në ditët e sotme, brenda këtyre biomeve gjenden më shumë se një milion lloje të ndryshme të luleve, duke filluar nga lulet e rralla tropikale e deri tek bananet dhe ullinjtë.
Përveç florës spektakolare, në biomet e kësaj serre ka edhe ujëvara kaskadë, shtigje, statuja, shkëmbinj masiv dhe hurdha peshqish.
Edhe pse serrat janë atraksioni kryesor i kompleksit, përreth tyre ka po ashtu edhe kopshte të bukura me bimë që mund të rriten vetëm në një klimë të tillë. /NGJYRA.COM/