Parku Kombëtar Sequoia është një zonë në SHBA që ofron mundësinë më të mirë të përjetoni mrekullinë e quajtur Nëna Natyrë. Aty do të ndesheni me bjeshkët e mëdha, fushëgropat e vështira për qasje, kanionet e thella dhe, mbi të gjitha, drunjët gjigantë si në përralla, ndër më të lartit në botë.
Sequoia (Sekuoja) është park kombëtar që gjendet në pjesën jugore të maleve të Sierra Nevadas në Kaliforni, ndërsa ka sipërfaqe prej 1.635 km2. Emrin e ka marrë në bazë të lisave të sekuojës, gjigantëve të natyrës që mund të rriten mbi 80 metra lartësi.
Druri më i njohur në Parkun Kombëtar Sequoia është General Sherman, një sekuojë gjigante, që në bazë të volumit të përgjithshëm njihet si druri më i madh në botë (lartësia: 83.8 m, diametri: 7,7 m, vjetërsia e llogaritur: 2,300 – 2,700 vjet).
Është me rëndësi të thuhet se masa bazë e krahasimit të drunjëve është diametri i përgjithshëm i trupit të tyre, ngase General Sherman nuk është as druri më i lartë, as druri më i trashë dhe as më i vjetri në botë.
Po ashtu, duhet thënë se ky lis i sekuojës është druri më i njohur ekzistues në tokë – por jo dhe druri me i madh që kanë njohur njerëzit. Druri Crannell Creek Giantsipas kronikave të kohës, ka qenë më i madh se Shermani për 15% – 25%, por fatkeqësisht ishte prerë në vitet e 40-ta të shekullit të kaluar. /NGJYRA.COM/