Sigurisht se do të befasoheni kur të kuptoni se sa do të kushtonte sot ndërtimi i atraksioneve më të njohura turistike në botë – që janë shndërruar në simbole të pazëvëndësueshme të qyteteve të ndryshme.
Për të kuptuar koston e ndërtimit, “HomeAdvisor” ka analizuar shtatë objekte të tilla në botë – ku ka përfshirë koston e ndërtimit dhe koston e materialit të nevojshëm për ndërtim.
Janë marrë për bazë edhe shpenzimet burimore, që tregojnë se disa materiale kanë qenë shumë më të shtrenjta para 100 vjetësh, e megjithatë pjesa dërmuese e tyre, më të lira se që janë sot.
Kështu, për shembull, ndërtimi i Statujës së Lirisë ka kushtuar dhjetëfish me shtrenjtë në vitin 1886 se që do të kushtonte sot, e madje, edhe britanikët do ta ndërtonin Big Benin dy herë me lirë në vitin 2015.
Nga ana tjetër, statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio, sot do të kushtonte 1 milion dollarë më shumë se në vitin 1931 – kur dhe ishte ndërtuar.
Megjithatë, ndërtimi i këtyre objekteve monumentale mund të duket goxha i lirë sot, marrë parasysh se ndërtimi i Statujës së Lirisë apo i Big Benit, do të kushtonte me lirë se blerja e një apartamenti në Manhattan të Neë Yorkut.
Por, kujt i duhet apartamenti, kur me ato para mund të blejë, respektivisht të ndërtojë një monument të qytetit dhe të kënaqet me të, apo jo?
Ti lëmë menjanë shakatë – sepse, në vijim ju sjellim listën e shtatë atraksioneve më të njohura turistike dhe vlerën e tyre në dollarë amerikanë – të ranguar prej monumentit më të shtrenjtë deri të monumenti më i lirë. /NGJYRA.COM/
7. Piramida e Gizës – 878 milionë dollarë
6. Koloseumi – 380 milionë dollarë
5. Kulla e Eiffelit – 31 milionë dollarë
4. Kulla e Pizës – 4 milionë dollarë
3. Statuja e Krishtit – 1,5 milionë dollarë
2. Statuja e Lirisë – 1,3 milionë dollarë
1. Big Ben – 222 mijë dollarë