Qyteti i bukur Guanajuato, që gjendet në Meksikën qendrore, ka shumë oferta turistike, siç janë: vizitat në objektet e trashëgimisë arkitektonike, pastaj vizitat në vend-gërmimet arkeologjike, tregjet ku shiten punët e dorës, radio-stacionet lokale, etj. Megjithatë, atraksioni kryesor turistik në këtë vend është rruga më e ngushtë e qytetit – që njihet me emrin “El Callejon del Beso”, apo “Rrugica e puthjes”.
Kjo rrugicë është aq e ngushtë, sa që, tarracat e fqinjëve, gati sa nuk prekin njëra-tjetrën. Megjithatë, ajo çdo ditë vizitohet nga qindra turistë të dashuruar (sidomos gjatë muajit shkurt), të cilët presin me radhë për t’u puthur në shkallën e tretë para tarracave. Sipas legjendës, kush puthet në këtë vend, i ka të garantuar 15 vjet fat.
Kjo traditë është zhvilluar nga një legjendë lokale, respektivisht nga tregimi për dashurinë në mes të Dona Carmenit (një vajze të një spanjolli të pasur) dhe të dashurit të saj, Luis, që vinte nga një familje e varfër minatorësh.
Pasi që babai i Dona-s nuk pajtohej me këtë lidhje të dashurisë, Luisi e kishte marrë me qira një dhomë të vogël përballë dritarës dhe tarracës së Dona-s, për të qenë sa më afër saj. Në mbrëmje ndërkaq, kur të gjithë flinin, ky çift dilte në tarracat e dhomave të tyre – dhe putheshin mbi këtë shteg të ngushtë.
Fatkeqësisht, babai e Dona-s e kishte zbuluar këtë fshehtësi dhe e kishte vrarë të bijen me thikë. Luisi në përpjekje e sipër që të shpëtonte atë, kishte kërcyer drejt ballkonin fqinj, por kishte marrë në thua, ishte rrëzuar, dhe e kishte thyer qafën në shkallën e tretë. /NGJYRA.COM/