Rrugët më të mira për t’u kënaqur shoferët e veturave

Nëse jeni adhurues i veturave, ndërkaq adhuroni të udhëtoni nëpër botë dhe të zbuloni destinacionet më tërheqëse, atëherë me siguri edhe e dini se nëpër cilat rrugë do të dëshironit të udhëtonit me veturën tuaj.

Kemi zgjedhur disa rrugë nëpër të cilat me siguri do të jetë interesante të udhëtoni. Nuk është fjala për rrugë “zakonisht” të rehatshme, fjala është për rrugët të cilat gjenden në natyrë të mrekullueshme, të cilat udhëtarëve u ofrojnë aventura të vërteta. Ja disa nga këto rrugë:

Udhëtimi nëpër Bazilikata, Itali

rruga inter4

Nëse e adhuroni udhëtimin me veturë në rrugën përreth së cilës shtrihen peizazhet epike, atëherë për ju është udhëtimi nëpër Bazilikata (Basilicata). Do të jetë vërtet vështirë të shikoni rrugën derisa kaloni nëpër këtë pjesë të mrekullueshme të Italisë Jugore.

Nga një fshat i vogël do të hyni nëpërmjet kodrave të vogla, maleve dhe bregdetit, ndërkaq gjatë rrugës do të hasni në hotele me pesë yje në të cilat mund të kaloni natën në mënyrë që ditën vijuese sërish të vazhdoni udhëtimin.

Çdo peizazh i larmishëm i këtij vendi të mrekullive ka bukurinë e vet, ndërkaq udhëtimi me veturë nga mali i Bazilikatas nëpërmjet kodrave dhe luginave të gjelbra në drejtim të detit të kaltër Tiren do t’ju bëjë të ndiheni të ngazëllyer.

Udhëtimi me veturë nëpër jugperëndim të SHBA-së

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Për adhuruesit e rrugëve të hapura udhëtimi më i mirë me veturë është nëpër pjesët qendrore të Amerikës Jugperëndimore.

Filloni udhëtimin nga Las-Vegasi nëpërmjet Kanionit të madh (Grand Canyon) të mrekullueshëm deri te liqeni Panel në Jutah dhe me siguri do të kënaqeni me peizazhet më dramatike të Amerikës.

Udhëtimi nëpër Australinë Perëndimore

rruga inter2

Mbase jeni ndër ata personat që dëshirojnë të hulumtojnë dhe të udhëtojnë nëpër rrugët në të cilat rrallë kalojnë udhëtarët “e zakonshëm”? Atëherë për ju zgjedhja më e qëlluar është Australia Perëndimore, e cila është me plot peizazhe të cilat ju zgjojnë admirim të thellë.

Nga Perta (Perth) kozmopolite filloni në drejtim të lindjes përgjatë autostradës së madhe lindore deri te qyteza e lashtë Kalgurli (Kalgoorlie)… Stacioni i fundit është Pembertoni, qytet i cili gjendet në vendin e aborigjenëve.

Udhëtimi nëpër shpatet e Zvicrës, Gjermanisë

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Udhëtimi nëpër Shvarcvald (Schwarzwald) është si një nirvanë e vërtetë për shoferët. Regjioni ofron peizazhe të mrekullueshme dhe rrugë të gjera për vozitje të shpejtë, por edhe rrugë të shumta të ngushta dhe me lakesa të mëdha. Do të shihni fshatra mesjetare të ruajtura mirë, liqene, ujëvara.  /NGJYRA.COM/  

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply