Megjithëse në Evropë ka me të vërtetë rrugë të mrekullueshme për ngasje të makinës, del se perlat e vërteta gjendet dikund tjetër. Me pamjet që lënë pa frymë dhe pistat si të mëndafshta – apo dhe të rrezikshme tej mase, këto rrugë iu ofrojnë ngasësve përvojën më të mirë të mundshme.
Autostrada 1 – Kaliforni, SHBA
Pamjet dhe bukuria natyrore magjepsëse në të gjitha anët përgjatë kësaj autostrade, në bregdetin e Kalifornisë, e bëjnë epike ngasjen e makinës.
Autostrada e ngritur San Juan – Kolorado, SHBA
Me 380 km, kjoështë një nga rrugët më të gjata në këtë listë rrugësh.Autostrada San Juan veçohet me kalimet mahnitëse nëpër male.
Rruga e Oqeanit të Madh – Australi
Mund të thuhet se e meta e vetme e kësaj rruge, rreth 240 km e gjatë, që kalon përgjatë bregdetit piktoresk jugor të Australisë, është se mund të dëshironi ta ndalni makinën për të shijuar pamjet përreth saj.
Bregu Perëndimor – Zelandë e Re
Kjo rrugë që përshkon Alpet e Zelandës së Re, veçohet me pjesët e saj të gjata të drejta dhe kthesat e shumta, të cilat e bëjnë ngasjen e makinës aq sfiduese dhe të paharrueshme për kohë të gjatë.
Mali Tianzi – Yongzhou, Kinë
Si një video-lojë, kjo rrugë që gjarpëron lartë e poshtë malit Tianzi, në Kinë, me siguri ka kthesat më mbresëlënëse në planet. Pamje më të mira se këto nuk mund të gjinden askund tjetër, andaj për adhuruesit e udhëtimit me makinë kjo është një qershi mbi tortë. /NGJYRA.COM/