Përgjatë gjithë natyrës së bukur rreth moçalit Buendia, në Spanjë, ndodhën 18 fytyra të skalitura në shkëmbinj – që njihen me emrin e përbashkët “La Ruta de las Caras”, respektivisht “Rruga e fytyrave”.
Në këtë projekt kanë punuar disa artistë, të cilët krijuan një koleksion të mrekullueshëm të veprave të gdhendura – të gjata prej 30 cm deri në 2.5 metra.
Ideja e këtij projekti disavjeçar është që, nëpërmjet simbolikës dhe artit, të prezantohet lidhshmëria mes njeriut dhe natyrës.
Sot, ndërkaq, ky vend vizitohet nga turistë të shumë nga vendi dhe bota, të cilët kanë mundësinë që në këtë muze natyror – të rrethuar me pyll të dendur, të kënaqen në qetësi me artin. /NGJYRA.COM/