Pas triumfit të Daniel Godellit në 171 kg, stilin e shkëputjes, është shënuar edhe një sukses nga shqiptarët në këtë sport. Është peshëngritësja Romela Begaj, e cila ka triumfuar në kampionatin që po mbahet në Kazakistan. Begaj ka fituar pasi ngriti 113 kg në shkëputje.