Ritualet bizare të bukurisë

Në kultura të ndryshme në tërë botën ekzistojnë rituale të caktuara me të cilat femrat vënë në pah bukurinë e vet. Me qëllim të arritjes së kulmit të bukurisë femërore, gjinia e bukur është e gatshme për eksperimentime të ndryshme, të cilat jo rrallë janë shumë të dhembshme. Lexoni në vazhdim cilat janë ato rituale më bizare…

qafore1

Qafore për zgjatje të qafës

Disa fise birmane konsiderojnë që qafat e gjata janë simbol i bukurisë femërore. Prandaj që nga vegjëlia vajzat detyrohen që të bartin qafore të ngushta metalike rreth qafës së tyre dhe duke u rritur, rritet edhe gjatësia e qafores e cila zgjat qafën e tyre.

qafore2

Deformimi i kockave për shputa më të vogla

Një ritual shumë i dhimbshëm, të cilin femrat e pasura në Kinën antike e kanë bërë ka nënkuptuar deformimin e kockave në shputa, në mënyrë që këmba të jetë sa më e vogël. Këmbët e vogla pra janë simboli më i madh i bukurisë femërore në këtë kulturë. Fëmijëve ua lidhin butësisht shputat me fasha dhe pëlhurë, gjë që me rritjen e tyre deformohen edhe kockat në saje të të cilave këmba mbetet e vogël.

qafore3

Jargët e kërmijve

Në Kinë, njerëzit kanë ditur për lyhen me jargë,ndërkaq sekret i kërmillit në fytyrën e tyre konsiderohet  që lëkurën e bën më të lëmuar. Gjoja, jarga e këtyre krijesave ka përbërës i cili quhet alatoninë dhe hidraton lëkurën. Ç’është e vërteta, ky përbërës akoma përdoret në kremrat dhe në preparatet e tjera kozmetike anti-ejxh.

qafore4

Masazhi me gjarpërinj

Një qendër rekreative në Izrael u ofron myshterinjve masazh me lloje të caktuara gjarpërinjsh, të cilët  zvarriten nëpër shpinat e tyre. Edhe pse këta gjarpërinj nuk janë helmues, kjo është një përvojë  tepër tmerruese. Gjarpërinjtë gjoja janë të mirë për relaksim dhe u ofrojnë ndjenjën e qetësisë personave të cilët kanë dhembje në nyje dhe muskuj.

Alternative Hair Treatment Offered In Chelsea Salon

Balsami nga sperma e demit

Besoni apo jo, kjo është “recetë” e njohur në Britani të Madhe. Një sallon luksoz në këtë vend ofron maskë për flokë të përbërë nga sperma e demit dhe rrënjët e bimës së quajtur Kater. Kjo maskë ndihmon regjenerimin e flokut të dëmtuar. Shumica e salloneve dhe kompanive nëpër tërë Britaninë kanë praktikuar këtë recetë dhe tani balsami nga sperma e demit është në përdorim të shpeshtë në Britani.

qafore7

Përpirja e krimbave

Në Britaninë e Madhe kanë qenë të zakonshme ritualet e çuditshme, andaj femrat para disa shekujve kanë përpirë lëvriza të jargëzuara në mënyrë që të bëhen shtatholla dhe të mund të veshin korsetë. Parazitët do t’u hanin shumicën e ushqimit në organizëm, mirëpo edhe do të rrezikonin seriozisht shëndetin e tyre, andaj në atë mënyrë vajzat e reja janë sëmurë nga sëmundje të rënda. Gjithashtu, korsetat që i kanë bartur kanë qenë të punuara nga kockat e balenës, por kanë qenë aq të forta sa që femrave shpesh u janë  thyer brinjët.

qafore6

Peshqit që hanë lëkurën e vdekur

Edhe pse ky ritual ka prejardhjen nga Turqia, është pranuar në përgjithësi në disa vende aziatike. Në Turqi, ekzistojnë basene të shumta publike të mbushura me peshq të vegjël të cilët hanë (gërryejnë, brejnë) lëkurën e vdekur të trupit të njeriut. Gjoja janë shumë të mirë për piling lëkure dhe shërim të psoriazës. Ky shërbim ekziston në shumë vende evropiane dhe quhet “Fish Spa”, ndërkaq peshqit gërryejnë vetëm lëkurën e shputave. /NGJYRA.COM/   

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply