Ripaprimi i një makine nuk është gjë tjetër pos telash. Pos që ju merr kohë dhe mund, zakonisht dhe kushton shtrenjtë. Por, çfarë duhet bërë kur nuk keni para të mjaftueshme apo dhe kohë për të shkuar te mjeshtri… ? – disa njerëz nuk e kanë këtë hall … ja dhe pse.
Pse duhet pritur mjeshtrin për një gërvishtje të makinës, ndonjë dritë të thyer, ndonjë karrige të munguar, apo “imtësira të tilla”? Thjesht, mund të improvizoni zgjidhjen.
Shembujt në vijim janë dëshmi se një pjesë e njerëzve pëlqejnë të bëjnë modifikime, improvizime dhe të merren me mjeshtri të caktuara – duke treguar kështu kreativitetin e tyre – nganjëherë edhe të tepëruar.
Por, fundja, rezultati është interesant, nganjëherë qesharak, deri diku dhe i rrezikshëm. Sidoqoftë, të shohim në vijim kreativitetin e tyre. /NGJYRA.COM/