Rezidenca Ellis, e ndërtuar në ishullin Bainbridge të Washington-it, u dizajnua nga kompania “Coates Design”. Objekti ka pamje të jashtme shumë mikpritëse, me hapje të mëdha, ku vijnë në dukje elemente kontrasti – siç janë guri dhe druri.
Të gjitha këto e bëjnë këtë rezidencë të integrohet për mrekulli në mjedisin e bukur natyror që e rrethon.
Rezidenca Ellis në fakt është një vilë e vjetër e rinovuar. Për të ngritur ndërtesën aktuale, arkitektët kanë përdorur më shumë se 80% të materialeve ekzistuese të shtëpisë së dikurshme.
Për më tepër, projekti ka shumë karakteristika të qëndrueshme, siç janë sistemet gjeotermale, ngrohje me sistem qendror, si edhe sistemet solare për ngrohje të ujit, të cilat sigurojnë një konsum të ulët të energjisë elektrike. /NGJYRA.COM/