E dizajnuar nga studioja e arkitekturës “Moon Hoon” nga Seuli, rezidenca “Two Moon” (Dy hëna) është një ndërtim interesant me strukturë të dyfishtë dhe me fasada në formë të hënës, e ndërtuar në qytetin Ilsan të Koresë Jugore.
Inspirimi për dizajnin e kësaj rezidence është nxjerrë nga filmi “Two Moon Junction”, ndërsa ka për qëllim të evokojë ndjenjën e energjisë së pafundme shpirtërore.
Krahas formave sferike në fasadë, arkitektët kanë inkorporuar edhe motive tjera astronomike, siç janë dritaret qarkore dhe vrimat në mure që ngjajnë me konstalacionin e yjeve. /NGJYRA.COM/