1. Le Jules Verne, Paris – Pamjet e Parisit nga ky restorant, në Kullën Eifel janë madhështore. Nëse dëshironi të rezervoni tavolinë në këtë restorant, atëherë këtë duhet ta bëni së paku 3 muaj më përpara.
2. Baan Rim Pa, Phuket, Tajlandë – Nga ky restorant i hapur në majë të një shkëmbi thuhet se shihet parajsa në tokë! Përveç pamjëve magjepsëse, në Baan Rim Pa mund të provoni edhe menynë mbretërore Thai, e cila dikur është shërbyer vetëm në Pallatin e Madh të Tajlandës.
3. Kasolla në Kraterin Ngorongoro, Tanzani – Pamjet e perëndimit të diellit në Tanzani janë prej atyre që mbahen mend gjatë gjithë jetës. Nëse ndonjëherë e vizitoni Afrikën, jini të sigurt se ky restorant ia vlen të jetë në agjendën tuaj të vizitave.
4. Sierra Mar, Big Sur, Kaliforni – Me një pamje gjithëpërfshirëse të Paqësorit nga një lartësi prej 365 metra mbi nivelin e detit, ky restorant është një prej vendeve që vizitohet më së shumti nga ata që e përshkojnë Kaliforninë me makinë, megjithëse rezervimi është i obliguar.
5. Felix, Hong Kong – Ky restorant në katin e 28-të është vepër e dizajnerit avangard, Philippe Starck. Dritaret prej dyshemesë e deri në kulm mundësojnë një pamje mahnitëse të horizontit të qytetit të Hong Kongut.
6. La Chevre d’Ose, Eze, Francë – Hoteli Chateau De Chevre D’Or gjendet sipër Mesdheut në fshatin mesjetar Eze, i cili shtrihet në majë të kodrës. Rezervimi është i obliguar dhe duhet të bëhet së paku një muaj përpara nëse dëshironi të darkoni në këtë restorant netëve të fundjavëve të verës.
7. Restoranti Syri i Shqiponjës, British Columbia, Kanadë – Syri i Shqiponjës gjendet 2350 metra mbi nivelin e detit dhe ka një pamje mahnitëse. Ky restorant është i hapur nga qershori deri në tetor dhe dhjetor dhe për Pashkë. Ndoshta koha më e mirë për ta vizituar është në shtator, kur gjethet fillojnë t’i ndryshojnë ngjyrat.
8. Asiate, Qyteti New York – Dritaret e larta rreth 5 metra të katit të 35-të ofrojë një pamje mahnitëse të Midtown Manhattan dhe Parkut Qëndror. Si nga pjesa ku shërbehen vetëm pije, Lobby Lounge, po ashtu edhe nga ajo për drekim, pamjet janë të jashtëzakonshme.
9. Ambrosia, Santorini, Greqi – Veranda e bukur e Ambrosias, në fshatin Oia, është e vendosur në një pozitë të tillë prej ku pamjet e Detit Egje janë të mrekullueshme. Veranda mund të shfrytëzohet nga prilli deri në tetor, ndërsa rezervimet e obligueshme duhet të bëhen së paku një muaj më përpara.
10. IL Pirata, Praiano, Itali – Imagjinoni një tarracë të ndërtuar në shkëmbinj sipër një gjiri të vogël shndritës, në Bregdetin Amalfi. Le të mos harrojmë të përmendim se ushqimi që shërbehet në të është i mrekullueshëm. /NGJYRA.COM/