Keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ishte ndjenja sikur të ushqeheshit si zogjtë në fole? Epo, në Tajlandë nuk është nevoja të imagjinoni një gjë të tillë – sepse ju mund ta përjetoni atë.
Kur të vizitoni resortin ekologjik Soneva Kirl, në Tajlandë, dhe mendoni se ka ardhur koha për ushqim dhe relaks, atëherë – padyshim se duhet të përjetoni shërbimin në restorantin në formë të folesë, që është i ngritur afër 5 metra mbi tokë.
Platforma e tavolinave në këtë restorant është e vendosur në një lloj shporte në formë të folesë, që mbahet në ajër me ndihmën e litarëve, ndërsa kur keni nevojë për të rimbushur gotën tuaj të pijes atëherë, në shërbimin tuaj do të arrijë fluturimthi kamarieri, i lidhur me litar në kabllo mes drunjëve.
Sidoqoftë, çdo fjalë është e tepërt për të treguar përjetimin që ofron ky resort, andaj – në vijim ju sjellim disa fotografi për të parë këtë ndjenjë unike turistike. /NGJYRA.COM/