Kur bëhet fjalë për marketingun – e sidomos atë në rrugët e vendbanimeve – kompanitë e fuqishme do të bëjnë çmos për ta tërhequr vëmendjen tuaj. Nuk po flasim këtu për reklamat pa shije të KFOR-it, EULEX-it… institucioneve qeveritare apo dhe të shumë kompanive vendore – por, për reklamat e brendeve të njohura botërore…
Në vijim ju sjellim disa fushata të mahnitshme marketingu që janë realizuar nga brendet e njohura, në pjesë të ndryshme të botës – e të cilat kanë arritur t’i joshin njerëzit, t’ua ndalin “turrin” gjatë lëvizjes në rrugë, duke i “detyruar” ata që të ndalen dhe t’i shikojnë ato, pse jo dhe të argëtohen.
Në fushën e marketingut kreativiteti është çelësi i suksesit – ndërsa reklamat që po ua prezantojmë sot kanë lënë impakt të madh te njerëzit në botë. Kënaquni në vijim. /NGJYRA.COM/