Villa Epecuen dikur ka qenë një qytet i popullarizuar turistik buzë liqenit të njelmët në jug të Buenos Airesit, në Argjentinë – por, më 10 nëntor të vitit 1985, ky qytet ishte përmbytur i tëri.
Pas periudhës se shirave të rrëmbyeshme, niveli i liqenit ishte rritur shumë, duke shpërthyer murin mbrojtës rreth qytetit. Banorët dhe turistët ndërkaq, qenë detyruar të evakuoheshin nga shtëpitë dhe ndërtesat – të cilat u zhdukën 10 metra nën sipërfaqen e ujit.
Tash, 30 vjet më vonë, uji është tërhequr, ndërsa qyteti është shpërfaqur mbi tokë.
Villa Evecuen tashmë është shndërruar në atraksion të popullarizuar turistik – si dëshmi e atmoferës së frikshme apokaliptike. /NGJYRA.COM/ Foto: IBTimes UK