Qyteti i bukur alpin i Garmisch-Partenkirchen, Gjermani

Garmisch-Partenkirchen është një qytet resort malor në Bavari, në Gjermaninë jugore, në zemër të Alpeve. Garmisch dhe Partenkirchen ishin fillimisht dy qytete të ndryshme që u bashkuan në një të vetëm me dekret të Adolf Hitlerit për të sjellë Olimpiadën  Dimërore të vitit 1936 në Gjermani.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) hezitonte që ta përzgjedhte Gjermaninë si nikoqire, sepse në qytetin mikpritës nuk kishte dhoma të mjaftueshme hoteli, kështu që Hitleri urdhëroi bashkimin e Garmishit dhe Partenkirshenit për të krijuar një qytet të madh, i cili do të ishte më tërheqës për KON-in.

Garmisch1

Duke u ndodhur rrëzë malit më të lartë në Gjermani – Zugspitze (në lartësi më shumë se 2743 metra) – qyteti u bë kandidat deal për Lojërat Olimpike Dimërore në vitin 1936, kur u mbajt edhe gara e  parë  alpine me ski.

Në ditët e sotme Garmisch-Partenkirchen është një qendër turistike dhe sportive, e cila ka disa prej terreneve më të mira të skijimit në Gjermani.

Gjatë dimrit shpatijet përreth qytetit mahnisin  skiatorët dhe adhuruesit e natyrës,ndërsa gjatë muajve të verës ky vend është ideal për adhuruesit e ecjes nëpër shtigjet e shumta prej të cilave pamjet e natyrës janë panoramike.

Garmisch2

Me të gjitha liqenet e rrethuara nga malet, shëtitjet me barkë dhe biçikletë, të cilat mund të merren me qira, janë gjithashtu të popullarizuara.

Udhëtimi me trenin me ingranazh deri në majë të malit Zugspitze është një ngjarje në vete, siç është edhe udhëtimi 10 minutësh me teleferik prej ku pamjet janë të papërshkrueshme.

Përveç që është piktoresk, ajo që i jep gjallëri këtij qyteti të vogël janë shtëpitë e këndshme të stilit të Bavarisë së Epërme, të stolisura për bukuri me piktura dhe me kuti dritaresh përplot me lule.

Garmisch3

Bavarezët kanë një histori të gjatë të për dekorimin e pjesës së jashtme të shtëpive dhe bizneseve të tyre me piktura religjioze dhe historike.

Pothuajse çdo ndërtesë në Garmisch-Partenkirchen ka murale unikate në muret e saj të jashtme. Disa prej tyre e përshkruajnë një ngjarje apo kafshë, përderisa disa të tjera i bëjnë ndërtesat të duket  sikur në to ka gjësende (si dritare, statujat, etj), e që në të vërtetë nuk janë reale.

Garmisch4

Në këtë qytet gjithashtu ia vlen të shihet edhe kisha famullitare e Shën Martinit, në afërsi të Marienplatz, e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila veçohet me punimet e bukura prej allçisë të piktorëve të shkollës Wessobrunn.

Kisha tjetër e Shën Martinit matanë lumit Loisach është edhe më e vjetër. Në murin e kësaj kishe gotike, që daton nga viti 1280, është e punuar një pikturë e madhe e Shën Kristoferit. /NGJYRA.COM/

Garmisch5 Garmisch7 Garmisch8 Garmisch9 Garmisch10 Garmisch6 Garmisch11 Garmisch12 Garmisch13 Garmisch14 Garmisch15 Garmisch16 Garmisch18

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply