Mira (latinisht Myra) është një qytet antik që gjendet në Turqi, në qytezën Kale, në provincën e Antalias. Sipas shënimeve historike, ky ishte dikur qyteti më i pasur i këtij regjioni, edhe pse pasuria e tij nuk është ajo që në ditët e sotme i tërheqë turistët nga të katër anët e botës.
Në Mira ndodhen një mori varrezash të skalitura në shkëmbinj, ndërsa ai njihet dhe si qyteti ku kishte jetuar dhe Shën Nikolla – njeriu që kishte ndihmuar njerëzit me para – e që në kulturat perëndimore njihet si Plaku i Vitit të Ri (Babadimri).
Përgjatë historisë, ky qytet ishte sunduar nga perëndori të ndryshme, që nga ajo perse, greke, romake, e deri të ato bizanine dhe turke. Pas shumë pushtimeve, në fund të shekullit të 11, Mira kishte rënë përfundimisht në duart e turqve.
Ekzistenca e këtij qyteti është përmendur edhe në shënimet e Egjiptit të vjetër dhe ato të Perëndorisë Hettite. /NGJYRA.COM/