Brendi zviceran i bjeshkatarisë, Mammut, shpeshherë bashkon forcat me fotografin e talentuar, Robert Böesch, për të realizuar fotografi të pabesueshme të majave më të larta të Alpeve zvicerane, si dhe për të promovuar veshëmbathjet e kësaj firme – që janë të njohura gjithandej botës.
Të veshur në kostume të kuqe, me sfond të bardhë të borës, alpinistët kanë treguar shkathtësi të jashtëzakonshme të ngitjes si dhe koreografi të mahnitshme alpine.
Një prej fotografive më të pabesueshme është ajo e realizuar natën, kur ekipi i alpinistëve kishte ndriçuar, me drita të kuqe, rrugën drejt majës Matternhorn– për të nderuar kështu eksploruesin Edward Whymper dhe ekipin e tij – të cilët e kishin pushtuar këtë maje 150 vjet më parë.
Fushata reklamuese e brendit “Mammut”, për vitin 2015, është shembull i përkryer kur një brend përdor me sukses fotografinë artistike për të krijuar një skenë për t’u admiruar. /NGJYRA.COM/