Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin e përfaqësueses serbe. Mediat serbe njoftojnë se ai ka refuzuar duke thënë se asgjë nuk ka ndodhur. Me këtë refuzim, sipas Beogradit zyrtar, janë shkelur zakonet diplomatike.