Q Drum, një zbulim i thjeshtë por shumë i dobishëm

Rreth 750 milionë njerëz në botë ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe shumë prej tyre duhet të udhëtojnë me kilometra larg shtëpisë për t’u furnizuar me ujë.

Në shumë kultura botërore, janë gratë dhe fëmijët ata që kujdesen për furnizimin e shtëpisë me ujë të pastër – shumë shpesh duke e bartur ujin në kokat e tyre.

Sipas studimeve mjekësore, për shkak të peshës që bartin ditë për ditë, ata janë të rrezikuar nga deformitete të ndryshme trupore dhe sëmundje.

Megjithatë, disa vite me parë dikush është kujtuar për këta njerëz, duke zbuluar një kanistër transportues në formë të rrotës, i quajtur Q Drum– që tashmë nga Mashable është përzgjedhur si një prej zbulimeve më të thjeshta por më të dobishme në botë.

Ky lloj bidoni në formë të rrotës tërhiqet lehtësisht me anë të një litari, madje edhe në terrene të papërshtatshme. Dhe përderisa bidonët tradicionalë zënë sasi të kufizuar të ujit, rreth 15 litra, ky lloj i bidonit zë 50 litra ujë.

bidon4

Në treg tashmë janë hedhur edhe bidonë të tjerë praktikë si Hippo Water Roller, që ua kanë lehtësuar jetën miliona njerëzve në botë.

Për më shumë shikoni videon dhe fotot në vijim. /NGJYRA.COM/

bidon2 bidon1bidon5

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply