Pylli vertikal lëshoi rrenjët në Milano

Superstruktura “Bosco Verticale“ (Pylli vertikal) tashmë është e gatshme që t’i japë gjallëri qytetit Milano në Itali. Kjo ndërtesë është dizajnuar në atë mënyrë – që botës t’i sjellë pyllin e parë vertikal, dhe deri diku të përmirësojë lëshimet urbanistike që i kanë ndodhur këtij qyteti.

Në fasadat e dy ndërtesave të larta, janë mbjellë drunj/pemë, në mënyrë që të pengojnë dyoksidin e karbonit të hyjë në njësitë e banimit dhe të luajnë dhe rolin e izolatorit njëkohësisht – dimrit t’i pengojë temperaturat e ulëta, ndërsa verës ato të larta.

Në këto dy objekte janë mbjellë rreth 480 pemë të larta dhe të mesme, 250 pemë të vogla, 11,000 pemë dekorative, 5,000 shkurre (në total do të mbillen 21.000 bimë) që përbëjnë një sipërfaqe prej mbi 10.000 m2 pyll.

Edhe pse shumë kritikë të arkitekturës kanë qenë skeptik me mënyrën e realizimit të detajeve, objekti i punuar nga Stefano Boeri Architects’ – ku përfshihen hapësirat e banimit, biznesit dhe administratës –  tashmë ka përfunduar dhe ka filluar të marrë vemendjen botërore si eko-objekt shembull që duhet ndjekur.

Struktura “Bosco Verticale“, ndërtimi i së cilës kishte filluar në vitin 2009, përbëhet prej dy kullave, njëra e lartë 119 metra ndërkaq tjetra 87 metra. /NGJYRA.COM/

Verdens første vertikale skog i Milano. Bosco Verticale5 Bosco Verticale3 Bosco Verticale1 Bosco Verticale2

 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply