Një pyll në afërsi të Chatillionas, një vendi të vogël në Belgjikë, për afër 70 vjet me radhë ishte shtëpi e veturave – të cilat dekada më parë konsideroheshin të klasit. Kohë më parë, kjo zonë është pastruar nga këto vetura, mirëpo fotografi Theo van Vliet pati rastin të vizitonte këtë “varrezë makinash” dhe të realizonte një galeri mbresëlënëse të fotografive.
Sado që ky pyll dukej i frikshëm, edhe më të frikshme dhe më intriguese ishin legjendat që lidheshin me krijimin e tij. Sidoqoftë, askush nuk e di sigurt se si kishin përfunduar veturat në këtë pyll.
Një legjendë thotë se këto vetura dikur u takonin ushtarëve amerikanë. Në fakt, me mbarimin e Luftës II Botërore – kur kishte ardhur koha që ushtarët amerikanë të ktheheshin në vendlindje – pasi që nuk kishte pasur vend në anije edhe për makinat e tyre (që supozohet t’i kenë konfiskuar gjatë luftës), ata kishin vendosur ti fshihnin ato në këtë pyll mistik. Ushtarët nuk u kthyen asnjëherë, ndërsa veturat u “rrëmbyen” nga natyra.
Banorët lokalë ndërkaq, thonë se kjo legjendë nuk është e saktë dhe se nuk ka asgjë romantike që lidhet me këtë pyll. Sipas tyre, kjo varrezë e veturave në Chatillionështë krijuar nga mbeturinat që janë shkarkuar në këtë lokacion, sikur që ka ndodhur në shumë vende tjera të botës. /NGJYRA.COM/