Puthjet nëpër kohë, në fjalë dhe fotografi

Kur romakët do të ktheheshin nga puna në shtëpi, bashkëshortet e tyre nuk i kanë puthur për t’i përshëndetur por për t’u bindur a u ka mbetur ndopak verë e mrekullueshme në amforë.

1590: Romeo vdes me puthje

Në shfaqjen e parë të tragjedisë të Shekspirit çifti i famshëm vdes me prekjen e buzëve të helmatisura.

TV: MASTRONARDI, VIVREI L'AMORE COME GIULIETTA

1763: Simboli i puthjes

Puthja për herë të parë simbolizohet si shenjë x. Ndërkaq ne kemi menduar se për puthje ishin kujtuar tinejxherët e zgjuar.

1896: Puthja e parë në ekranin e filmit

Puthja e parë që e kanë shënuar kamerat filmike ka ndodhur ndërmjet John Riceit dhe May Irwinit në filmin “Puthja”. Ajo sekuencë filmike që zgjatë më pak se një minutë ka qenë e shfaqur pas mbylljes së skenës së dramës së Brodueit.

1923: Puthja franceze është bërë e famshme

puthja franceze3

Kur amerikanet dhe britaniket janë njohur me mënyrën e re të të puthurit, me fyerje e kanë quajtur puthje të motrave të tyre të shfrenuara evropiane. Shpejt mësuan që francezet nuk e kishin pasur edhe aq keq.

1937: Princi me puthje zgjon Borbadhën

Princi në kalë të bardhë dhe mbretëresha më e bukur e botës – recetë për tregimin e pakohë të dashurisë të Dizneyt.

1945: Puthja e paharrueshme në faqen e parë të revistës “Life”

puthja life4

Simboli i marinarit i cili në rrugë puth infermieren e cila është bërë ikonë e romantikës.

1990: Më së shumti puthje për një minutë

Në festivalin në Minesotë Alfred Wolfram për tetë orë ka puthur 8.001 njerëz, gjë që është më shumë se 16 persona në një minutë.

2003: Madonna ka puthur Britneyn

puthja madonna britney 5

Gojëhapur dhe të shastisur kemi parë puthjet në skenë ndërmjet Madonës dhe Britney Spearsit në ndarjen e shpërblimet muzikore MTV.

2004/2013: Puthja më e gjatë në histori

Çifti italian, Andrea Sarti dhe Ana Chen në kremtimin e Shën Valentinit, në vitin 2004, kishin vënë rekord në puthje. Buzët e tyre kanë qenë të bashkuara plot 31 orë, 18 minuta e 33 sekonda – ndërsa, pas puthjes, Andreas iu desh të merrte oksigjen nga bombola.

puthja Ekkachai Laksana Tiranarat 6

Dhe derisa mendohej se rekordi i tyre do të mund të zgjaste në pafundësi, një çift tajlandez nuk u pajtua me këtë fakt. Ekkachai Tiranarat dhe Laksana Tiranarat njëherë thyen rekordin e çiftit italian, ndërsa, më 12-14 shkurt 2013, bashkuan buzët e tyre për plot 58 orë, 35 minuta e 58 sekonda, duke vendosur rekord të ri botëror – që u shënua në librin e rekordeve Guinness. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply