E njohur si Buzë kurve (nganjëherë edhe si buzët e Mick Jaggerit), Psychotria Elata është bimë e cila ka prejardhjen nga Amerika Tropikale.
Edhe pse për të nuk dihet mjaft, megjithatë është bërë e njohur për shkak të pamjes krejtësisht të pazakonshme, e cila në mënyrë të pabesueshme u ngjan buzëve të njeriut.
Psychotria Elata kryesisht tërheq (për aktin e polenizimit) kolibrat dhe fluturat – madje në mënyrë mjaft joshëse, duke treguar buzët e veta të shijshme ngjyrë të kuqe.
Nuk na është e njohur a tërheq ndonjëherë edhe buzët e njeriut… pandaj, duket që nëna natyrë na dërgon puthje! /NGJYRA.COM/