Në bregdetin e Oregonit gjendet një përzierje e përsosur e bukurisë natyrore dhe e rrezikut, e njohur jozyrtarisht si pusi Thor.
Ndonëse në shikim të parë duket si një vrimë, pusi Thor është gjithçka tjetër përveç i zakonshëm.
Megjithëse mbushet me ujë, kjo vrimë e rëndomtë ka rrjedhën e vet. Nëse shikohet, e vetmja gjë që mund të konkludohet lidhur me këtë fenomen është se, rrjedha e tij gjendet nën nivelin e detit, me çka ky pus sfidon ligjet e fizikës.
Pusi Thor shpesh quhet edhe Briri i Teptisur, që në esencë është një shatërvan i madh i ujit të njelmët, që kontrollohet nga fuqia e Oqeanit Paqësor.
Ky spektakël natyror duket veçanërisht bukur kur është në fazën e tij më të rrezikshme, e cila është gjatë baticës së madhe ose stuhive të dimrit.
Megjithëse disa fotografë të guximshëm ia kanë dalur që t’i afrohen majft afër vrimës sa për ta fotografuar atë, një gjë e tillë nuk rekomandohet në asnjë rast, meqë gjatë fazës së rrezikshme kjo vrimë “gëlltit” çdo gjë në afërsi të saj. /NGJYRA.COM/