Zhvillimi teknologjik ka shkatërruar shumë karriera prosperuese, siç është gjuetari i minjve i Anglisë viktoriane, apo organizatori i orgjive nga Roma e lashtë. Ç’është e vërteta, të dy profesionet akoma ekzistojnë, ndonëse nuk janë as përafërsisht të popullarizuara siç kanë qenë dikur. Në shumë profesione të çuditshme historike, kemi veçuar vetëm disa më të çuditshmet…
6. Ngrënësi i mëkateve (personi i cili ha mëkatet e të tjerëve)
Pa marrë parasysh sa shumë kanë gabuar të dashurit tanë, para vetë varrimit, dikur kemi mundur t’u garantonin rrugën për në parajsë. Thjesht, është ftuar “ngrënësi i mëkateve”, i cili me një shpërblim të vogël i ka ngrënë të gjitha mëkatet e të vdekurit.
Procedura ka qenë kjo: Në gjoksin e personit të vdekur kanë vendosur bukë dhe birrë. Pas një kohe, kur buka dhe birra “kanë thithur mëkatet”, ngrënësi ka shkuar, ka ngrënë tërë ushqimin nga gjoksi i të vdekurit, dhe kështu është garantuar rruga për në parajsë.
5. Trokitësi (personi i cili troket në dyer dhe dritare)
Me fillimin e revolucionit industrial, kur nuk kanë ekzistuar alarmet e sigurta, dikush është dashur të zgjojë gjumashët çdo mëngjes. Fatmirësisht – këtë punë e ka bërë Trokitësi i dyerve dhe i dritareve.
Trokitësisht kanë bartur me vete shufra të gjata, zakonisht shufra bambusi, në mënyrë që t’i arrinin të gjitha dyert dhe dritaret. Si shpërblim, trokitësit i është paguar kjo punë disa peni në javë.
Sikur edhe alarmet moderne (monotone), trokitësi pa ndërprerë ka trokitur derisa nuk është bindur që 100% klienti i tij është zgjuar. E vetmja dilemë mbetet kush i ka trokitur në derë trokitësit?
4. Palaçoja e pallatit (komiku privat stand-up)
Të gjithë kemi dëgjuar për palaçot e pallatit – “të krisurit” të cilëve u është lejuar të ofendojnë mbretin, e që me atë rast të mos u pritet koka (d.m.th. derisa kanë mundur që ta bënin për të qeshur mbretin).
Edhe pse duket që kjo punë është zhdukur para disa qindra vjetësh, jo edhe aq larg (në vitin 1999) një Mbretëri (Tonga) ka emëruar edhe palaçon zyrtare të pallatit.
Është interesant fakti që njeriu i emëruar për këtë profesion gjithashtu ka qenë këshilltar financiar i qeverisë i cili ka qenë i përfshirë në një skandal financiar.
3. Mushkëria (personi i cili ka ndezur zjarr)
Personi i cili ka qenë i punësuar në punëtorinë e alkimistëve, i cili ka pasur për detyrë që të ndezë zjarrin, është quajtur “Mushkëria”. Pasi punëtoritë e alkimistëve kanë qenë përplot me materie të rrezikshme, mund të imagjinoni se si janë dukur mushkëritë te “Mushkëria”. Nuk është për t’u çuditur që ky profesion ka përfunduar me pensionim të hershëm (apo me vdekje).
Shumica e alkimistëve vazhdimisht janë përpjekur të prodhojnë ar nga plumbi dhe nga metalet e tjera të ngjashme bazike, ndërkaq sot e dimë mirë se sa mund të jetë e rrezikshme nëse kalojnë vetëm një ditë duke thithur kimikate të këtilla.
Nëse mendoni që shefi juaj është tepër falënderues, duhet të jeni fatlumë që nuk jeni alkimist.
2. Vjedhës të trupave (personat të cilët vjedhin kufoma)
Në Britani të Madhe, krimi për vjedhje të kufomave ka qenë vetëm një kundërvajtje e vogël dhe është dënuar me dënime të vogla, andaj edhe ka krijuar një industri të madhe të vjedhjes së kufomave dhe, kështu edhe lulëzimin e mjekësisë në Evropë.
Vjedhësit e kufomave shpesh kanë qenë të kujdesshëm që të mos vidhnin asgjë pos vetëm trupit (stolitë apo rrobat), sepse do të dënoheshin me dënime më të mëdha.
Gjatë viteve 1827 dhe 1828, disa vjedhës të kufomave nga Edinburgu kanë ndryshuar taktikën – në vend të groposjes atëherë të varreve të cekëta, filluan të vrisnin njerëz. Kjo rezultoi me nxjerrjen e ligjit me të cilin janë vetëm trupat e paidentifikuar kanë mundur të përdoren për studimin e anatomisë.
Me nxjerrjen e ligjit, ky profesion zyrtarisht është varrosur.
1. Pastruesi i prapanicës (personi i cili… pastron prapanica)
Pastruesi i prapanicës ka qenë shërbëtor (mashkull) në familjen e monarkut anglez, i cili, pos detyrave të tjera, ka pastruar edhe prapanicën e monarkut pasi që ai të ketë bërë nevojën e madhe.
Në vitet e hershme të sundimit të Henrit VIII, titulli u është ndarë besimtarëve të mbretit, shokëve të cilët shpesh kanë kaluar kohën me të. Ata kanë qenë bijtë e princërve apo të anëtarëve të fiseve të njohura.
Pozita ka qenë posaçërisht e vlerësuar, sepse i ka bërë të mundshme “Pastruesit të prapanicës” kanë pasur qasje të papengueshme te mbreti apo ka qenë nën kujdesin e tij.
Edhe pse ka qenë zyrtarisht pastrues i prapanicës së mbretit, personi i tillë ka pasur pozitë shoqërore shumë të lartë. /NGJYRA.COM/