Prejardhja e emrave të qyteteve të Evropës

Ka shumë mundësi që njëri ndër jush ka qëndruar apo i ka vizituar qytetet të cilat do t’i përmendim në vijim. Pakkush di se si kanë lindur emrat e qyteteve të Evropës si p.sh. Berlini, Munihu, Jorku, Mançesteri, Drezdeni, Hamburgu Glazgovi, etj.

Barcelonë

barcelona_1_big

Njërit ndër qytetet më të bukura dhe më të rëndësishme emrin ia ka vënë gjenerali kartagjenas Hamilkar, i cili e ka themeluar, baba i Hanibalit të njohur – i cili pothuajse dhjetë vjet ka terrorizuar Romën dhe tërë Italinë. Emri i tyre familjar është Barka, që vjen nga fjalët popullore për vetëtimën.

Berlin

berlin2

Edhe pse tradita popullore gjermane thotë që emri kryeqytetit të Prusisë dhe pastaj të tërë kombit vjen nga fjala gjermane “Bär” që do të thotë “ariu” (i cili është simbol i Berlinit), pikërisht është fjalë sllave (konkretisht nga gjuha e vjetër apline) për kënetën – “berl”.

Bukuresht

Bukuresht3

Emri i kryeqytetit rumun, i cili shpesh quhet “Parisi i Lindjes”, vjen nga personaliteti legjendar Bukura, i cili, varësisht nga legjendat, ka qenë princ, kryengritës, peshkatar, çoban apo gjuetar, mbase edhe të gjitha këto i ka pasur. Në gjuhën rumune “bukuria” do të thotë fat dhe besohet se është me prejardhje dake.

Mançester

St Peter's Square, Midlands Hotel, Central Library, Town Hall

Qyteti i lindjes së Junajtedit në fillim është quajtur Mamucio dhe ka prejardhje kelte; emri i sotëm vjen nga emri Mameceastre dhe kompozita e fjalëve “mamm”, që do të thotë ”sisë” apo “kodër në formë sise” dhe nga anglishtja e vjetër “ceastre, çester”, që do të thotë qytet romak.

Liverpool

Liverpool-5

Vendi ku gjendet njëri ndër tempujt më të mëdhenj të futbollit, Enfild rod, dhe i cili është njëri ndër limanet më të rëndësishme britanike, gjithashtu ka emër të përbërë nga dy fjalë: nga anglishtja e vjetër “lifer”, që do të thotë “i trashë, ujë i piksur”, dhe “pool” që do të thotë “basen”.

Stokholm

Stockholm-6

Kryeqyteti madhështor suedez emrin e ka nga fjalët “stok” që do të thotë “gji” (apo, mbase “stock” që do të thotë “kulaç”, “ngre spirancën”, “shtyllë”, “shkop”) dhe fjalës “holm’ që do të thotë “ishull”.

Oslo

oslo-7

Kryeqyteti norvegjez me siguri emrin e ka nga fjalët e vjetra nordike “os” që do të thotë “grykë”; kjo është etimologjia më reale, duke pasur parasysh lokacionin në të cilin gjendet ky vend.

Kopenhagë

Copenhagen-8

Qyteti më i madh i Skandinavisë do të thotë “liman tregtar”, nga fjalët daneze “kober” – tregtar apo blerës, dhe “havn” – liman.

Stamboll

stambolli9

Mrekullia e Bosforit, që dikur është quajtur Kostandinopojë, prejardhjen e ka nga fraza e korruptuar greke “eis tan polin” që do të thotë “në qytet”. Nëse ju intereson përse i kanë thënë ashtu, përgjigjja është e thjeshtë: Kostandinopoja ka qenë deri në atë masë mbi qytetet e tjera të botës saqë grekët thjesht e kanë quajtur Qytet, andaj kanë “shkuar në Qytet”.

Hamburg

hamburg10

Limani më i madh gjerman dhe njëri ndër më të mëdhenjtë në botë emrin e ka marrë me kombinimin e fjalëve të vjetra gjermane “hamma” që do të thotë “kofshë, pjesë e pasme e gjurit” ndërkaq në kuptimin e transmetuar “i lakuar, kënd”, që është referencë në lokacionin në të cilin është gjendur në lakesën e lumit: tjetra dhe hipotezë më pak e besueshme thotë që ka prejardhjen nga fjalët e mesme gjermane “hamme”, që do të thotë “sipërfaqe e mbyllur e kullotave”. Pjesa tjetër e emrit “burg”, do të thotë “kështjellë, fortifikim”.

Drezden

drezden-11

Qyteti më i bukur i Gjermanisë Lindore është koloni sllovene nga mesjeta, ndërkaq emri i tij vjen nga sllavishtja luzhike “Drežđany”, që do të thotë “njerëz nga mali”. Në atë hapësirë ka edhe shumë vende gjermane, emrat e të cilave e kanë këtë prejardhje.

Paris

Paris_12

Qyteti i dritave në antikë është quajtur Lutecia Parisorum, ndërkaq në Perandorinë e mëvonshme edhe Parisii. Në fillim ka qenë koloni e fortifikuar e fisit gal Paris, i cili më vonë e shndërroi në kryeqytet të vetin. Emri i këtij fisi sot pra jeton në emrin e njërit ndër qytetet më të njohura të botës.

Marsej

Marseille 13

Limani francez në jug, nga i cili në aventurat e veta është nisur konti Monte Kristo, dikur është quajtur Masilia, ndërkaq emri tij më siguri ka prejardhje nga fjalës ligure për pranverën – “mas”.

Bristol

bristol-13

Emri i qytetit anglez i cili në njëzet vjetët e fundit është bërë sinonim i muzikës cilësore, ka prejardhje nga emri i vjetër anglez “Bricgstow”, i cili pastaj është transformuar në “Bridgestow”, që do të thotë “grumbullimi mbi urë”.

Split

split-14

Prejardhja e emrit të qytetit të dytë më të madh kroat del nga bima e quajtur gjineshtër, e cila përreth tij rritet me shumicë, të cilën grekët e quajnë “aspalatos/spalatos”. Në mesjetë është quajtur Spalatum, gjë që është dalë nga “spalato” dhe referenca ndaj Pallatit të Dioklecianit i cili paraqet zemrën e këtij qyteti.

Munih

munih 15

Kryeqyteti i Bavarisë në rrënjën e veta ka fjalën “mӧnch”, që do të thotë “murg”. Është themeluar nga murgjit benediktinë.

Firencja

firenca 16

Në latinisht Florencia, do të thotë “lulëzim”, nga fjala “florens”. Ndërkohë e ka marrë formën e emrit italian “FIorenze”, përkatësisht tani “Firenze”.

Milano

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Kryeqyteti botëror i modës në antikë është quajtur Mediolanum, nga fjalët gale “medies” që do të thotë “midis” (“ndërmjet”) dhe “lanu” që do të thotë “rrafshinë”, për shkak të lokacionit në luginën e lumit Po.

Jork

york18

Qytet në të cilin legjionarët romakë të Konstandinit të Madh e kanë shpallur perandor pas vdekjes së të atit të tij, në të cilin tani gjendet përmendorja madhështore e themeluesit të shtetit të organizuar të krishterimit, emrin e mban nga emri i anglishtes së vjetër “Eroforwic”, më parë “Eborakon”, që është emër kelt, i cili me siguri do të thotë “pronë e drurit bërshen, Pronë bërsheni”.

Glazgov

glazgou 19

Seli e dy klubeve skoceze më të mëdha të futbollit, Celtik dhe Renxhers, rreth tyre praktikisht është e ndarë e tërë bota e jo vetëm toka e malësorëve e cila nuk ka arritur kohë më parë të ripërtërijë shtetësinë e vet, emrin e bart në bazë të kombinimit të fjalëve gele “gael” – e gjelbër, dhe “cau” – lugina, shpella.

Edinburg

edinburgu 20

Konkurrent i drejtpërdrejtë i qytetit të përmendur më sipër skocez është kryeqyteti i këtij shteti, i cili më herët është quajtur “Din Eidyn”, që në keltisht me siguri do të thotë “kështjella në ultësirë”.

Londër

londra 21

Emri latin i kryeqytetit të perandorisë mbi të cilën kurrë nuk ka perënduar dielli, Londinium, zakonisht etimologjikisht shpjegohet si “vend i cili i takon njeriut që quajtur Londinos”, mirëpo ky konstatim është hedhur poshtë dhe sqarim tjetër nuk është dhënë.

Romë

roma-22

Qyteti i shenjtë në latinisht quhet Roma, gjë që është e mundshme të jetë dalë nga fjalët etruske “rumon”, nga emri i vjetër i lumit Tibar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply