Bota është përplot ligje të pazakonta, si p.sh., ai i cili ndalon të goditen me shuplakë ngjalat e ngordhura, apo pornografinë në të cilën femrat kanë gjoks të vogël (mbi disa tashmë kemi shkruar: http://goo.gl/7sdkdg apo http://goo.gl/7sdkdg). Këtë herë po ju sjellin edhe pesë ligje të pazakonta nga e tërë bota.
5. Nëse dëshirojnë dhëmbë artificialë gratë duhet patjetër të marrin leje me shkrim nga bashkëshortët, Vermont, SHBA
Mirëpo ky nuk është ligji i vetëm i pazakontë të cilin banorët e Vermontit duhet patjetër ta respektojnë. Dikur këtu ka qenë e ndaluar me ligj edhe të lidhni gjirafën për shtyllë telefoni, derisa larja të dielën ka qenë obligim ligjor.
Krahas kësaj, konstatimi që Zoti nuk ekziston, këtu do të kishte mundur t’ju kushtonte shumë para, madje edhe dënimi me burg.
4. Studentët të cilët mashtrojnë në teste shkojnë në burg, Bangladesh
Në Bangladesh, fëmijët të cilët janë 15 vjeç (por edhe më shumë se 15) mund të burgosen nëse profesori “i kap” duke mashtruar në provimin e fundit.
Çdo vit, Qeveria e Bangladeshit merr masa të rrepta që të pengojë mashtrimin, andaj bën fushatë të madhe mediale, në mënyrë që t’u tërheqë vërejtjen nxënësve se çka i pret.
Mashtrimi në teste nuk është gjëja e vetme e cila mund të të fusë në burg në Bangladesh. Provoni të merrni guximin dhe t’i thoni personit që i ka 32 vjeç se është “i virgjër”!
3. Ndalimi i puthjeve në stacione hekurudhore, Francë, Britani e Madhe
Kush do të thoshte që vendi më romantik në botë, vend i cili njihet me emrin “puthja franceze”, mund të ketë një ligj të këtillë. Në të vërtetë, i vetmi dënim për këtë “kundërvajtje” është që personi zyrtar do t’ju lusë që të ndaloni apo që të largoheni.
Francezët nuk e kanë ndaluar vetëm puthjen në stacionet hekurudhore. Ata gjithashtu kanë ndaluar që ta quani cilin do derr Napoleon, gjithashtu është ilegale që të qëlloni mbi anglezin i cili kalon Kanalin anglez (përveç nëse gjendet në anije luftarake), ndërkaq shpuzorja e cigareve konsiderohet armë vdekjeprurëse.
2. Ndalimi i përtypjes së çamçakëzit, Singapor
Në Singapor, çamçakëzët janë të ndaluar. Ky ligj është nxjerrë për shkak të çmimit të lartë dhe vështirësive në eliminimin e çamçakëzëve nga hapësirat publike.
Pos kësaj, në Singapor është e ndaluar të ecni lakuriq në banesën tuaj (konsiderohet pornografi), nëse nuk lëshoni ujin në tualetin publik ju pret gjoba e madhe në të holla, por gjithashtu është ilegale edhe urinimi në ashensor si edhe kënaqja orale (përveç nëse është në kuadër të paralojës).
1. Shtatzënat mund ‘çlirohen’ kudo që dëshirojnë, madje edhe në kapelën e polici, Britani e Madhe
Edhe pse nuk është i njohur asnjë rast konkret, megjithatë paksa jemi të sigurt që ku ligj shpesh keqpërdoret….
Pos këtij ligji, në Britani të Madhe është ilegale të vdesësh në Dhomën e Parlamentit, ngjitja mbrapsht e pullës postare me fotografinë e monarkut britanik konsiderohet akt tradhtie, ndërsa koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin e Britanisë së Madhe automatikisht bëhet pronë e mbretit-mbretëreshës.
Gjithashtu, në Skoci është obligim ligjor që ta lejoni të huajin në shtëpi, nëse kërkon të përdor tualetin tuaj. /NGJYRA.COM/