Disa më me dëshirë ofrojnë seksin oral, ndërsa të tjerët pranojnë. Në pozitën 69 të dy partnerët mund të marrin dhe të japin. Pozita 69 u është dedikuar kënaqësive të dyanshme!
Pozita 69 është mënyra e shkëlqyeshme e paralojës në të cilën asgjë nuk do të jetë e lënë anash dhe në të cilën kënaqësia është angazhim proporcional. Përse njëri ndër ju të punojë shumë, ndërsa tjetri vetëm të shtrihet dhe të kënaqet?
Në pozitën 69 gjatë marrjes së kënaqësisë, kënaqësinë mund edhe ta ofroni, ndërkaq asgjë nuk është më e këndshme sesa kënaqësia e dyanshme.
Asnjëherë pa higjienë
Kujdesi për higjienën është baza e çdo seksi oral, përkatësisht e marrëdhënies intime. Edhe pse mbase vetvetes nuk i dukeni i ndotur, pjesët në mes këmbëve tuaja tërë ditën janë fërkuar me siguri me rrobat e brendshme sintetike dhe me pantallonat tepër të ngushtë, andaj gjendja është shumë më e keqe seç ju duket.
Një dush i përbashkët mund të konsiderohet fillim i këndshëm i seksit të zjarrtë.
Ajo le të jetë sipër
Nëse njëri ndër ju është sipër në pozitën 69, le të jetë pra gjithmonë femra. Në rend të parë, për shkak të natyrës praktike, sepse femrat zakonisht janë më të lehta se meshkujt, andaj t’i shmangin disa situata të mundshme të dhembshme.
Veç kësaj, në atë mënyrë femra do të kontrollojë këndin, shpejtësinë dhe thellësinë e penetrimit, gjë që është mirë, në rend të parë, për shkak të shmangies së problemit të ngufatjes gjatë seksit oral.
Mashkulli, në të vërtetë, gjatë kënaqësisë mund të humb kontrollin dhe të bëhet shumë i vrazhdë me lëvizjet e tij.
Mos e harroni njëri-tjetrin
Në momentet e kënaqësisë mund të humbni përqendrimin dhe të harroni të kënaqni partnerin tuaj. Pozita 69 është veprim i dyanshëm, andaj nuk është e sinqertë që njëri ndër ju të punojë shumë, ndërsa tjetri vetëm të kënaqet.
Nëse vazhdimisht përsëritet që goja juaj të pushojë, mbase është ide e mirë që me gojë të kënaqeni në mënyrë alternative, e jo njëkohësisht.
Kujdesuni për zonën e ndaluar!
Natyrisht që është çështje e marrëveshjes, mirëpo pozita 69 zakonisht nënkupton marrjen në konsideratë të të gjitha zonave, me përjashtim të anusit.
Nëse paraprakisht nuk jeni marrë vesh që anusi të përfshihet në paralojën tuaj, atëherë më mirë shmangeni.
Në rend të parë, meshkujt mund të kenë probleme të mëdha me prekjen e anusit të tyre, ndërkaq as femrat nuk janë edhe aq të ngazëllyera me surprizat të cilat zhvillohen përreth anusit. /NGJYRA.COM/