Disa njerëzve shkrimi me stilolaps u ka ardhur në maje të hundës – por, jo dhe spanjollit Juan Francisco Casas. Ky artist spanjoll, në fakt, nuk e përdorë stilolapsin për të shkruar, por për të vizatuar portrete të pabesueshme – e që duken shumë reale.
Casas, me anë të lapsit të thjeshtë të prodhuesit BIC, me shumë zell dhe përkushtim, në copa letrash ka realizuar portrete të pabesueshme, që duken sikur të ishin fotografi reale.
Artisti Casas momentalisht jeton dhe punon në Paris dhe Madrid, ndërkaq krahas veprave artistike me stilolaps, ai krijon dhe piktura të bukura, të cilat i realizon me pajisje sikur dhe piktorët tjerë në botë. Megjithatë, ai bëri emër të madh në botë, duke krijuar vetëm me stilolaps. /NGJYRA.COM/