Artisti me prejardhje nga Ukraina, por i cili jeton në Filadelfia të SHBA-ve, Mark Khaisman, po e mahnitë botën me portretet që po i realizon me shirit-ngjitës, sellotejp.
Khaisman me përkushtim të madh ngjet copat e sellotejpit, shtresë pas shtrese, derisa arrin të krijojë portrete të përkryera, përplot shkëlqim.
Me anë të sellotejpit, ai përfiton thellësinë e nevojshme dhe detajet më të vogla të një portreti, ndërsa punimet e tij kanë marrë dhenë sidomos në rrjetet sociale.
Për më shumë shikojeni në vijim fotogalerinë me punimet e mrekullueshme të Markut. /NGJYRA.COM/