Nga dita në ditë, vazhdojmë t’ju sjellim artistët – të cilët në mënyrë të pabesueshme janë në gjendje të transferojnë pamjet reale në vepra të mahnitshme arti. Një prej tyre është dhe piktori nga Korea Jugore, Joongwon (Charles) Jeong.
Jeong, që tashmë ka bërë emër në mbarë botën, ka specializuar dizajnin e komunikimit vizuel në Universitetin e Arteve Vizuele dhe të Dizajnit, në Seul.
Për të realizuar portretet e tij hiper-realiste, Jeong përdor ngjyrat e akrilit – ndërsa kombinon dhe teknikat tjera artistike. Për më shumë, shikoni foto-galerinë me veprat e tij të jashtëzakonshme. /NGJYRA.COM/