Në fshatin e vogël të quajtur Darvaza (ose Derweze), rreth 260 km në veri të Ashgabatit, kryeqytetit të Turkmenistanit, një krater është duke u djegur që nga vitit 1971. Meqë ky vend është i pasur me burime natyrore, në kohën kur ishtë pjesë e Bashkimit Sovjetik gjeologët kishin bërë kërkime të shumta për gjetjen e tyre.
Një ditë, gjatë shpimit gjeologët aksidentalisht kishin shpuar një shpellë masive plot me gaz natyror. Me këtë rast e tërë toka përreth vendit të shpimit, së bashku me pajisjet, ishte shembur në kraterin e gjerë më shumë se 90 metra, e të thellë mbi 20 metra.
Për ta ndaluar sa më shpejt emetimin e gazit natyror, ata kishin vendosur ta ndezin atë, me shpresë së brenda disa ditësh gazi do të digjej. Por, jashtë çdo parashikimi gazi në këtë krater, që nga vendorët quhet “Porta e ferrit”, vazhdon të digjet edhe në ditët e sotme. /NGJYRA.COM/