Hoshizuna no Hama (plazhi me rërë yjore) është një plazh i vogël në majë të ishullit të largët verior Iriomote në Japoni, i cili në shikim të parë mund të duket shumë i zakonshëm. Mirëpo, nëse shikoni pak më mirë mund ta shihni se rëra e këtij plazhi është e veçantë.
Në fakt, ky lloj i rërës, me pothuajse çdo kokërr në formë të yllit, mund të gjendet vetëm në dy vende në Tokë (ishullin Irimote dhe ishullin Taketomi, në Japoni).
Këto yje të vogla në të vërtetë nuk janë rërë, por eksoskeletë të organizmave të imët njëqelizor Baclogypsina sphaerulata, diametri i cilëve mezi arrin 1 milimetër.
Eksoskeleti (guaca) ju ndihmon këtyre krijesave të vogla që të lëvizin më lehtë dhe më lehtë ta ruajnë ushqimin e tepërt. Kur ato ngordhin, deti e hedh një numër të madh të tyre në breg , duke e krijuar kështu këtë plazh të veçantë.
Por, vendorët kanë një histori pak më ndryshe nga kjo. Sipas tyre, këto guaca janë pasardhës të konstelacionit të Kryqit të Jugut dhe Yllit të Veriut (Yllit Polar). Fëmijët e tyre janë lindur në oqean, por ata janë mbytur nga një gjarpër gjigand. Skeletët e tyre të vegjël janë krejt çka ka mbetur prej tyre. /NGJYRA.COM/